25 vjet nga bombardimet e NATO-s
25 vjet nga bombardimet e NATO-s 25.03.2024 | 01:44
Sot bëhen 25 vjet prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër caqeve ushtarake serbe, për të ndalë kështu luftën në Kosovë.
 
Sulmet kishin nisur në orën 19:45, kur avionët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
 
Urdhri ishte dhënë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Në një fjalim para popullit amerikan, ai kishte konfirmuar se Aleanca Atlantike po fillonte një operacion ushtarak për të ndalë luftën në Kosovë.
 
"Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqe.” – kishte thënë ai.
 
Sulmet kishin vazhduar deri më 9 qershor, pra deri në Marrëveshjen e Kumanovës. Më 11 qershor, forcat e kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, filluan të largohen nga territori i Kosovës.
 
Kjo ndërkaq, është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave