Hyjnesha e mjekësisë Hygia në Dardani
Hyjnesha e mjekësisë Hygia në Dardani 13.01.2021 | 10:42
Atributet më të cilat është pajisur portreti, siç janë gjarpri dhe kupa, janë argumente mjaftë të sigurta që qojnë në nxjerrje të përfundim, që kemi të bëjmë më hyjneshën Hygia. Shtatorja miniaturale është punuar sipas shembullit të ndonjë modeli të skulpturës monumentale. Skulptura, sipas karakteristikave të modelimit, por edhe kontekstit të gjetjes me fragmente të enëve të qeramikës mund të vendoset në gjysmën e dytë të shek. IV apo në fillim të shek. III para Krishtit. Hygia sipas mitologjisë është hyjneshë e mjekësisë, personifikim i shëndetit të mirë fizik dhe mendor të njeriut. Ajo ishte e bija e hyjit të mjekësisë Asklepit.
 
Gjatë  vitit 2013 kur po gjurmohej vendbanimi i epokës së Mbretërisë Dardane në vendin e quajtur “ Gumnishtë” (Lemat) në fshatin Bostan të komunës e Artanës ( Novobërdës), ku ndodhej qyteti ilir Damastion, në mesin e gjetjeve të shumta arkeologjike u zbulua një skulpturë miniaturale argjile e një hyjneshe, e cila për herë të parë shfaqet në territorin e Dardanisë.
 
Ajo u gjet pranë murit lindor rrethues të qytetit. Ka këto përmasa: lartësinë 11cm dhe gjerësinë më të madhe 6cm. Paraqet shtatin e një femre sa madhështor aq edhe hijerëndë, të dhënë në një pozicion të ulur mbi fron hyjnish e mbretërish. Portretit të hyjneshës i mungojnë pjesa poshtme e këmbëve nga gjunjët e deri të shputat dhe një pjesë e fronit, të cilat më gjasë janë thyer me qellim të caktuar pas veprimeve ceremoniale të kultit. Shquhet koka e bukur më përmasa harmonike e hyjneshës, fytyra e rregullt, faqet të plota e të hijshme, hunda e drejtë, goja e vogël më buzë sensuale dhe sy të modeluar shkarazi.
 
Koka e femrës është mbuluar më një  shami, kurse në mes të ballit flokët janë ndarë në dysh dhe bien në të dyja anët e fytyrës. Hyjnesha ka të veshur një fustan (hiton) të gjatë, të hollë e të tejdukshëm që i mbulon trupin. Nën fustan hetohen gjinjtë. Dorën e djathë e ka të përthyer në bërryl dhe të vendosur në prehër. Në anën e djathtë të kraharorit, mbi fustan, më plasticitet është paraqitur gjarpri i vogël që mezi hetohet. Kurse në anën e majtë është dhënë një enë (kupë) pa imtësi të theksuara. Edhe pjesa e mbrapse e skulpturës është modeluar, me qellim që portreti të shihet nga të gjitha anët.
 
Atributet më të cilat është pajisur portreti, siç janë gjarpri dhe kupa, janë argumente mjaftë të sigurta që qojnë në nxjerrje të përfundim, që kemi të bëjmë më hyjneshën Hygia. Shtatorja miniaturale është punuar sipas shembullit të ndonjë modeli të skulpturës monumentale. Skulptura,sipas karakteristikave të modelimit, por edhe kontekstit të gjetjes me fragmente të enëve të qeramikës  mund të vendoset në gjysmën e dytë të shek. IV apo në fillim të shek. III para Krishtit. Hygia sipas mitologjisë është hyjneshë e mjekësisë, personifikim i shëndetit të mirë fizik dhe mendor të njeriut. Ajo ishte e bija e hyjit të mjekësisë Asklepit./drita.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave