At Gjergj Fishta, shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për çmimin ‘Nobel’ për letërsi
At Gjergj Fishta, shkrimtari i parë shqiptar i nominuar për çmimin ‘Nobel’ për letërsi 15.06.2020 | 21:37
At Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel.
 
Dihet se At Gjergj Fishta një personalitet i famshëm katolik shqiptar, i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e germave të gjuhës shqipe njëlloj si ato latine në Kongresin e Manastirit, në të cilin ishte dhe drejtuesi kryesor i Kongresit, ka edhe merita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904, shkruan metro.
 
At Gjergj Fisha është shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi, i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.
 
Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan At Gjergj Fishtën.
 
Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga njohësit e huaj të letërsisë dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel.
 
Për çmimin Nobel për disa vjet me radhë është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. /KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave