Dokumentari për Marubin, në faqet e shtypit italian
Dokumentari për Marubin, në faqet e shtypit italian 13.02.2024 | 03:24
Libertà, gazeta kryesore e Piacenza-s, i ka kushtuar seksionin e saj “Cultura e Spettacoli”, dokumentarit mbi jetën e Pietro Marubbi-t, i cili do të shfaqet në edicionin XXIII të Concorto Film Festival në Pontenure gjatë muajit gusht.
 
Nën titullin “Pietro Marubbi, in un documentario la vita del patriota, pittore e fotografo” (Pietro Marubbi, një dokumentar mbi jetën e patriotit, piktorit e fotografit), artikujt e ndryshëm njohin lexuesin me figurën e tij dhe dokumentarin e realizuar nga Associazione Concorto, shoqëruar me imazhe nga arkivi i Muzeut “Marubi”.
 
Pjesë e programit të aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë ditëve të festivalit janë edhe laboratoret fotografike me studentë të frymëzuar nga krijimtaria e Pietro Marubbi-t.
 
Concorto Film Festival lindi më 2002, pranë Piacenza-s. Shpejt u shndërrua në një festival të rëndësishëm, ku grupit origjinal të organizatorëve iu bashkuan bashkëpunëtorë të rinj dhe stafi i dha vetes një organizim më të strukturuar, duke themeluar Associazione Concorto, e cila që nga ai moment do të kujdeset për menaxhimin dhe promovimin e festivalit, si dhe iniciativa të tjera, përfshirë edhe në fushën e edukimit.
 
Thirrja për pjesëmarrje në festival është e hapur për produksione nga e gjithë bota dhe filmat e regjistruar shkojnë nga 72 në edicionin e parë, në mbi 3500 në të fundit./ atsh / KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave