Në Prizren lindet foshnja me dhëmb në gojë
Në Prizren lindet foshnja me dhëmb në gojë 21.01.2019 | 10:33
Është e zakonshme që një fëmijë të lind pa dhëmbë, ndërsa deri te dalja e tyre fëmijët kalojnë nëpërmjet një procesi tejet delikat të përcjellur me temperaturë e dhimbje.
 
Por kështu nuk ka ndodhur me Amelia Krasniqin nga Prizreni.
 
Amelia ka lindur me 7 janar të këtij viti, dhe lindja e saj ka qenë normale, ndërsa ka befasuar mjekët, nënën, babain dhe të gjithë familjen e saj.
 
 
 
Besoni ose jo, Amelia ka lindur me një dhëmbë. Tashmë Amelia ka vetëm 10 ditë jetë, ndërsa dhëmbi është në proces normal të rritjes.
 
Mbase nuk ka të dhëna për fëmijë të tjerë në Prizren që të kenë lindur me dhëmbë, apo Amelia mund të jetë fëmiu i parë.
 
Arif Krasniqi, babai i Amelias e ka konfirmuar për 04 Online se vajza e tij ka lindur me një dhëmbë, dhe dje i ka bërë kontrollën e parë te dentisti i cili ka konstatuar se dhëmbi duhet ti hiqet nga frika se mos i bie vet dhe atë mund ta përbijë.
 
Rast i rrallë, por vërtetë interesant.
 
*Publikimi i fotografive është bërë me lejen e prindit të Amelias, Arif Krasniqi!/04 Online
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave