U padit në një fshat francez për ndotje akustike/ Gjykata: Gjeli të këndojë
U padit në një fshat francez për ndotje akustike/ Gjykata: Gjeli të këndojë 08.09.2019 | 11:12
Pronarja e gjelit tashmë të famshëm në Francë, Maurice (Moris) doli triumfuese nga salla e gjyqit ku e kishin dërguar fqinjët e saj të bezdisur nga kënga e tij herët në mëngjes.
 
Rasti i Corinne Fesseau, e cila u padit për ndotjen akustike që shkaktonte gjeli i saj, mbushi titujt e parë të gazetave në të gjithë botën dhe u konsiderua si tregues i qarte i tensioneve mes banorëve ruralë dhe pronarëve të shtëpive të pushimit. Gjykata në fund i dha të drejtë natyrës, dhe i njohu gjelit të drejtën të këndojë gjatë ditës.
 
“Maurice fitoi, dhe paditësit, tani duhet ti paguajnë pronares së tij 1.000 euro dëmshpërblim”, shprehet avokati.
 
Askush në fshatin piktoresk Oleron nuk ishte ankuar më parë për Maurice-in deri në momentin kur ngjitur me shtëpinë e Corinne-s erdhën një çift pensionistësh, të cilët e kishin blerë banesën për të kaluar atje pushimet.
 
Duke parë shqetësimin e tyre, gruaja kishte bërë lloj-lloj përpjekjesh për ta ndaluar këngën e zhurmshme të gjelit, duke përfshirë këtu dhe vendosjen e fashave të zeza në kokë për ta bërë të mendonte se ishte ende natë de dita nuk kishte zbardhur ende, por më kot; asgjë nuk funksionoi.
 
Dy pensionistët, Jean-Louis Biron, edhe ai vete ish fermer, si dhe e shoqja Joelle, pretendojnë se gjeli i zgjonte çdo ditë në orën katër të mëngjesit./Top Channel
 
Video 
List of videos
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave