Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme është `në prag`.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Izraeli i kërkoi OKB-së të vendosë të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Iranit, përderisa Teherani për herë të parë sulmoi Izraelin nga toka e tij me më shumë se 300 predha si shenjë hakmarrje ndaj një sulmit të mëparshëm izraelit të konsullatës iraniane në Damask.
Irani ka paralajmëruar se çdo hakmarrje "e pamatur" nga Izraeli do të merrte një "përgjigje shumë më të fortë". Ambasadori iranian deklaroi para Këshillit të Sigurimit se veprimi i vendit të tij ishte i nevojshëm dhe proporcional. Ai shtoi se Teherani nuk kërkon luftë në rajon dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt me SHBA-në, por do të përgjigjet "në mënyrë proporcionale" nëse Uashingtoni përfshihet ushtarakisht.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutoi me zyrtarë të lartë brenda qeverisë së tij rreth sulmit, i cili u dënua veçmas nga liderët globalë.
Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.