Papa: Zoti i dhëntë paqe botës, veçanërisht Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe Mianmarit
Papa: Zoti i dhëntë paqe botës, veçanërisht Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe Mianmarit 08.05.2024 | 12:14
Në fund të audiencës së përgjithshme, Françesku kujtoi Lutjen e Zojës së Pompeit, të cilën Kisha e larton sot dhe i ftoi besimtarët të kërkojnë ndërmjetësimin e Marisë. Në përshëndetjen drejtuar polakëve, kujtimi i Shën Stanislaut: “Gjon Pali II shkroi se ai e ndihmoi Poloninë të mbijetojë gjatë Luftës II Botërore”. Më pas, urimi: “I dhëntë sot edhe Evropës dhuratën e paqes”. Një lutje edhe për Argjentinën, që sot feston Zonjën e Lujanit.
 
"Paqe për të gjithë botën", veçanërisht "për Ukrainën e dashur e të martirizuar, për Palestinën, Izraelin dhe Mianmarin". Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, bëri thirrje të re për trojet e copëtuara nga vdekja, dhuna dhe persekutimi.
 
Për Ukrainën, ku armët ruse vazhdojnë të godasin pandërprerë (të fundit godasin impiantet e prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike në gjashtë rajone); për Lindjen e Mesme, ku vdekja endet frikshëm ndërmjet qytetit të Gazës dhe Rafahut; për Mianmarin, që përballon një krizë të zgjatur politike, me përleshje dhe dhunë ndërmjet trupave ushtarake të qeverisë dhe grupeve të armatosura etnike, me miliona njerëz të zhvendosur du shtohet edhe situata dramatike e Rohingya-ve.
 
Ndërmjetësimi i Marisë
 
Duke parë këto toka të plagosura, Papa bashkon zërin me lutjen që Kisha i larton sot, 8 maj, Zojës së Pompeit, a "Lutjes" së Zojës Rruzare. E i fton të gjithë "të luten për ndërmjetësimin e Marisë, që Zoti t'i japë paqe mbarë botës".
 
Paqe për Evropën
 
Përsëri në fund të audiencës, Papa kërkoi një tjetër ndërmjetësim, atë të Shën Stanislaut, ipeshkëv martir, Pajtor i Polonisë, solemniteti i të cilit kremtohet sot. Në përshëndetjen drejtuar besimtarëve polakë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku kujtoi: "Shën Gjon Pali II shkroi për të se nga lartësitë qiellore mori pjesë në vuajtjet dhe shpresat e Kombit, duke mbështetur mbijetesën e tij veçanërisht gjatë Luftës II Botërore":
 
“Ndërmjetësimi i Shën Stanislaut na sjelltë edhe sot dhuratën e paqes në Evropë dhe në mbarë botën, veçanërisht në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme”.
 
Mbjellës të shpresës dhe endës të së mirës
 
Papa Françesku bëri thirrje edhe për angazhim konkret nga ana e të gjithë besimtarëve, për të ndërtuar një të ardhme paqeje: “Zoti na dhëntë shpresë dhe durim, që të jemi artizanët e paqes dhe të mirësisë në një botë, e cila ka kaq shumë nevojë për këtë virtyt” - uroi, duke iu drejtuar shtegtarëve spanjollë. Fjalë që jehuan edhe më qartë në përshëndetjet drejtuar francezëve:
 
“Përballë ardhmërisë, që ndonjëherë mund të duket e errët, të përpiqemi për të qenë bujq të shpresës dhe endës të së mirës, ​​të bindur se jeta mund të jetohet ndryshe dhe se paqja është e mundur”.
 
Një lutje për Argjentinën
 
Në treme, ku Papa i larton lutjet, ishte një shtatore e Zojës së Lujanit, Pajtore e Argjentinës. Duke e shikuar, Françesku shtoi lirisht një lutje për vendin e tij të lindjes:
 
“Sot në atdheun tim, Argjentinë, kremtojmë solemnitetin e Zojës së Lujanit, figurja e së cilës është e pranishme mes nesh. Të lutemi për Argjentinën, që Zoti ta ndihmojë atë në udhën e saj”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.