Papa: paqja e arritur me bisedime është më mirë se lufta pa fund
Papa: paqja e arritur me bisedime është më mirë se lufta pa fund 26.04.2024 | 02:42
Në një intervistë për CBS, Françesku bën thirrje për ndalimin e luftës në Ukrainë, në Rripin e Gazës dhe në mbarë botën. Kujton se në Kishë ka vend për të gjithë: nëse një famullitar nuk ju duket mikpritës - pohon ai - kërkoni diku tjetër, gjithmonë gjendet një vend, mos ikni nga Kisha, që është e madhe.
 
"Paqja e arritur me bisedime është më mirë se lufta pa fund": kështu pohon Papa Françesku në një intervistë dhënë emitentes radiotelevizive amerikane CBS, dje pasdite, në Shtëpinë e Shën Martës. Ati i Shenjtë përmend Ukrainën, Gazën dhe luftërat, që po trondisin botën. Disa pjesë të intervistës, e cila zgjati rreth një orë dhe u realizua nga Norah O'Donnell, drejtoreshë e "Cbs Evening News", u transmetuan kur në trevat shqiptare kishte kaluar mesnata ndërmjet 24 e 25 prillit. Versioni i gjatë do të transmetohet të dielën, më 19 maj, në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve, që do të kremtohet në Romë, më 25 dhe 26 maj.
 
Papa i fton të gjitha vendet në luftë të ndalin konfliktet: “Përpiquni të uleni në tryezën e bisedimeve. Kërkoni paqen". E pyetur nga gazetarja për termin gjenocid lidhur me ngjarjet e Rripit të Gazës, Papa e përsërit fjalën dhe nënvizon kontaktin e përditshëm, që ka me atë realitet të vuajtjes.
 
"Lutem shumë" për armëpushimin në Gazë, shton ai, duke kujtuar se çdo mbrëmje në orën 19.00 i telefonon famullisë së vetme katolike në vend për të marrë lajme: situata "është shumë e rëndë, shumë e rëndë", nënvizon ai, sepse njerëzit duhet të luftojnë për pak ushqim.
 
 Kur pyetet për pasojat e pushtimit rus të Ukrainës tek fëmijët, Papa Françesku përgjigjet: "Këta fëmijë nuk dinë të buzëqeshin. Unë u them diçka, por ata kanë harruar si të buzëqeshin. E kur një fëmijë harron të buzëqeshë është shumë e rëndë”.
 
Françesku flet edhe për ndryshimet klimatike, të cilat "ekzistojnë" e nuk janë shpikur nga ndokush, ndërsa për Ditën Botërore të Fëmijëve thekson se të vegjlit "bartin gjithmonë një mesazh": na japin mundësinë "të kemi një zemër më të re". Pyetjes për shëndetin, i përgjigjet duke buzëqeshur: “Jam mirë”.
 
Së fundi, vëren se ka vend për të gjithë në Kishë: "Do të thosha se ka gjithmonë një vend. Nëse në një famulli, famullitari nuk duket mikpritës, e kuptoj, por shko dhe shiko diku tjetër, ka gjithmonë një vend, gjithmonë. Mos ikni nga Kisha. Ajo është më shumë se tempull... nuk duhet të ikni prej saj”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.