Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë 25.04.2024 | 15:55
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka rënë ka dëmtuar të mbjellat e fermerëve. Në Gjermani, vreshtarët kanë ndezur zjarre të vogla nëpër vreshta për t’i shpëtuar hardhitë nga mërdhirja.
 
Dimri i sivjetmë ishte i butë dhe i ngrohtë me temperatura që ditët e javët e fundit kanë mbërritur deri në 30 gradë Celsius. Lulet qelën e pemët lulëzuan madje bletët tash e një kohë kanë dalë nga hojet.
 
Por, dimri e temperaturat e ulëta u kthyen duke pasur ndikim tek frutat, domatet, patatet, specat, fasulen, ullinjtë dhe hardhitë nëpër vreshta.
 
Prodhuesit e verës nëpër disa vende të Gjermanisë, ditët e fundit I kanë kaluar nëpër vreshta duke i luftuar temperaturat e ulëta që ndikojnë në hardhinë e rrushit. Ngricat e pranverës janë kërcënim për vreshtat pasi mund ta shkatërrojnë një kulturë të tërë rrushi madje para se të dalë vetë fruti.
 
Në një vreshtë në Bacharach, rreth 50km në jug të qytetit Koblenz, pronarët kanë ndezur shumë zjarre të vogla për t’i mbrojtur hardhitë nga ngrirja. Këto zjarre, mund ta ngrejnë temperaturën pranë tokës për 3 deri 4 gradë Celsius.
 
Për herë të dytë brenda pesë ditësh në Villeneuve-Loubet, kopshtet janë goditur nga I ftohti dhe breshëri. Të gjitha të mbjellat pothuajse janë shkatërruar ashtu që fermerët do të duhet t’i mbjellin rishtazi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.