Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq
Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq 18.04.2024 | 02:49
Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
 
“Sipas informacioneve të fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar të cilat i përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar përveç zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Pra, ai vazhdon të mbetet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.
 
Zyrtarët policorë të Kosovës ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.
 
Kryeministri tutje tha se arrestimet që po ndodhin në këtë javë i kishte paralajmëruar presidenti serb, Alekandër Vuçiq gjatë konferencës për media, që mbajti për përvjetorin e njësitit special ushtarak serb “Kobra”, i cili edhe kishte bërë kidnapimin dhe arrestimin e policëve në veri.
 
“Të shtunën ne e kemi ditur që kjo javë do të jetë javë me përndjekje e arrestime, sepse është paralajmëruar. Por çasti dhe intensiteti i këtyre arrestimeve nisi pikërisht pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.
 
“Më 14 prill në Kazermën ‘Vasa Çarapiq’ në Beograd u paralajmërua ajo që po ndodh këtë javë”, ka thënë ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.