RrGK kritikon Gjykatën Themelore për dënim të ulët për rastin e 11-vjeçares
RrGK kritikon Gjykatën Themelore për dënim të ulët për rastin e 11-vjeçares 24.04.2024 | 14:18
Rrjeti i Grave të Kosovës e ka vlerësuar të ulët dënimin e dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj gjashtë të akuzuarve për dhunimin e viktimës 11-vjeçare.
 
“Vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 227, paragrafi 7, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet. Në këtë rast, gjykata ka shqiptuar minimumin e dënimit, gjë që e vlerësojmë si skandaloze dhe të papranueshme, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një rast i tillë”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
 
Tutje ata kanë thënë se është thelbësore që gjykatat të kuptojnë peshën dhe ndikimin e këtyre rasteve në shoqëri dhe “të ndërmerren veprime me seriozitet dhe dinjitet në trajtimin e tyre”.
 
“Dënimet minimale që shqiptohen për këto vepra shkaktojnë shqetësim për gratë dhe vajzat në Kosovë pasi ato duket të jenë në favor të autorëve të krimit dhe jo në mbrojtje të viktimave. Kjo situatë i dekurajon viktimat e dhunës për të raportuar rastet e tyre dhe e bën më të vështirë për ta gjetur besimin në sistemin e drejtësisë”, reagon RrGK.
 
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vite burgim 6 të akuzuarit e përfshirë në rastin e dhunimit të viktimës 11-vjeçare. Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 12 vjet burgim, ndërkaq tre pesë të akuzuarit e tjerë janë dënuar me nga 10 vjet burg.  Vendimi është marrë nga Departamenti për të Mitur.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.