“Fitorja në atdhe peshon ndryshe”, reagon Akili pas medaljes së artë në Prishtinë
“Fitorja në atdhe peshon ndryshe”, reagon Akili pas medaljes së artë në Prishtinë 20.12.2023 | 02:18
Xhudisti Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt në Prishtinë të shtunën e 16 dhjetorit.
 
Kosova u paraqit me katër xhudistë në këtë garë, ku Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të bronztë, ndërsa Akili morri medaljen e artë.
 
E pas këtij suksesi, përmes një postimi në “Facebook”, Akili tani ka reaguar pas suksesit në Prishtinë.
 
“Fitorja në atdhe peshon ndryshe! Kosova ime. Faleminderit për përkrahjen të gjithëve”, shkroi Akili në “Facebook”, ku në postin e tij bashkëngjiti edhe një video të finales ku e siguroi medaljen e artë.