Imzot Gallagher: duhen bisedime për t’i ndalur luftërat, mbrojtja bëhet me marrëveshje ndërmjet popujve
Imzot Gallagher: duhen bisedime për t’i ndalur luftërat, mbrojtja bëhet me marrëveshje ndërmjet popujve 27.03.2024 | 15:29
Intervista e Tg1, transmetuar mbrëmjen e djeshme, me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet për sulmin në Moskë, për të ardhmen e Evropës dhe botës, për luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, për të cilën ai përsëriti zgjidhjen "dy popuj, dy shtete”. Një mendim edhe për princeshën Kate. Për shëndetin e Papës: “Françesku është i fortë dhe i vendosur, ai gjithmonë arrin të na befasojë”
 
Atentati "i tmerrshëm" në Moskë, paqëndrueshmëria e përgjithshme në Evropë dhe në botë, këmbëngulja që të "punohet për paqen dhe përpjekja për ta arritur atë" në Ukrainë përmes bisedimeve, me një mbrojtje jo vetëm me armë, por me marrëveshje. Pastaj shqetësimi nga shkallëzimi bërthamor dhe vendosja e "një rendi të ri botëror", pas fundit të konflikteve. Ishte një intervistë më frymëmarrje të gjerë ajo e mbrëmshja, 26 mars, dhënë Tg1-s nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare.
 
Papa Françesku na befason gjithmonë
 
Kryeipeshkvi britanik komentoi aktualitetin ndërkombëtar, duke shprehur këndvështrimin e Selisë së Shenjtë sidomos për konfliktin izraelito-palestinez, me shpresën në “zgjidhjen: dy popuj, dy shtete”, si edhe duke nënvizuar dhimbjen për gjendjen “katastrofike” në Gazë. Ai vuri në dukje nevojën e rinovimit të lidershipit palestinez dhe çështjen e pengjeve izraelite. Më tej, një mendim për princeshën britanike Kate dhe për shëndetin e Papës Françesku, i cili duket "i fortë" dhe "shumë i vendosur", por, sigurisht, "po përpiqet t’i ekuilibrojë impenjimet" për të kremtuar si duhet Javën e Madhe të Pashkëve. “Gjithmonë, arrin të na befasojë”, theksoi imzot Gallagher.
 
Jo vetëm me armë, por edhe me rrugë institucionale
 
Duke filluar nga atentati në Moskë, në bisedën me vatikanistin italian Ignazio Ingrao, prelati nënvizoi humbjen e përgjithshme të besimit në institucionet ndërkombëtare, si OKB-ja, OSBE-ja e vetë BE-ja, të cilat duket se nuk janë më në gjendje të zgjidhin problemet botërore, sipas detyrës së caktuar atyre pas Luftës II Botërore. Imzot Gallagher theksoi më pas se luftëra si ajo e Ukrainës nuk mund të zgjidhen vetëm me armë, por edhe me rrugë institucionale, që lidhin marrëveshje ndërmjet popujve. Ai shprehu shqetësimin për shkallëzimin bërthamor të luftës e vuri në dukje se një rend i ri botëror, pas përfundimit të konflikteve, është i pashmangshëm. Përsa i përket luftës në Rripin e Gazës, pasi e quajti gjendjen të tmerrshme e katastrofike, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet vuri në pah vështirësitë me kolonët izraelitë në Cisjordani, ndoshta “problemi më i madh për t’u zgjidhur” në të ardhmen, që të ndalet konflikti. Ndërkaq, Selia e Shenjtë po punon për lirimin e pengjeve izraelite, ende në duart e Hamasit, organizatë që, sipas imzot Gallagher, nuk ka të ardhme politike. Populli palestinez ka nevojë për një udhëheqje të re dhe për të shprehur të drejtën e vetëvendosjes përmes zgjedhjeve.
 
Mbështetje për rajonin e Ballkanit Perëndimor
 
Në intervistën me Tg1, imzot Gallagher përmendi edhe udhëtimin e tij në Malin e Zi, nga 21 deri më 24 mars. Rajoni, nënvizoi ai, “është në një situatë delikate” dhe meriton “vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare”. Në përgjithësi, të gjitha këto vende me një të kaluar të vështirë “po përpiqen vërtet të ecin përpara. Shumica kanë zgjedhur Evropën dhe meritojnë gjithë inkurajimin tonë”.
 
Së fundi, Imzot Gallagher shprehu dashuri dhe lutje për princeshën britanike Kate Middleton, e cila ditët e fundit dha lajmin e sëmundjes së saj: "Kur e shohim njeriun në gjithë brishtësinë e tij, kjo nuk mund të mos zgjojë gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.