Kaos në Bruksel, protestuesit djegin stacionin e policisë pas përleshjeve me oficerët
Kaos në Bruksel, protestuesit djegin stacionin e policisë pas përleshjeve me oficerët 13.01.2021 | 22:22
Protesta të dhunshme kanë shpërthyer sonte në Bruksel pasi një njeri me ngjyrë u vra nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me telefon mobil.
 
23-vjeçari i quajtur Ibrahima vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.
 
Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie. Ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve, me shumë gjasa me plumba gome.
 
Një tjetër dëshmitar tha se rreth 400 njerëz ishin mbledhur në rrugë, dhe po aq oficerë policie, disa prej të cilëve dukeshin shumë të “nevrikosur”. Policia me veshje të rënda shihej që marshonte drejt protestuesve dhe lëshonte ujë me presion apo sprej djegës.
 
Në të tjera pamje shiheshin shpërthime fishekzjarrësh teksa furgonë të policisë bllokonin rrugët në formë barrikade.
 
Më herët disa qindra njerëz kishin marshuar drejt stacionit të policisë në veri të Brukselit.
 
Protesta që nisi si paqësore u organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e të vërtetës për vdekjen e Ibrahima. Por atmosfera ndryshoi shpejt dhe gurë e objekte u lëshuan ndaj policisë. Përveç stacionit të policisë u dëmtuan dhe makinat e policisë pranë tij. Rrethanat e vdekjes së Ibrahima janë ende të paqarta.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.