Selia e Shenjtë: urgjent bashkëpunimi për të shpërngulurit e brendshëm
Selia e Shenjtë: urgjent bashkëpunimi për të shpërngulurit e brendshëm 10.07.2020 | 10:08
Fjala e Ivan Jurkovič, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë, në sesionin e 44-t të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.
 
Për Selinë e Shenjtë, është urgjent “bashkëpunimi i vërtetë” i bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të të shpërngulurve të brendshëm. Prandaj inkurajon të hartohet një kornizë juridike e qartë, lidhur me përgjegjësitë e shteteve, që “të sigurojë mbrojtjen e tyre reale,  të përcaktojë rrugëzgjidhje afatgjata e sidomos, të shpëtojë jetë njerëzore”. Këtë theksoi imzot Ivan Jurkovič, vëzhgues i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara të Gjenevës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me seli po në Gjenevë. Prelati foli para pjesëmarrësve në sesionin e 44-t të Këshillit për të drejtat e njeriut, që vijon deri më 17 korrik në qytetin zviceran. Në qendër të fjalës së tij ishte raporti i mbajtur nga referuesi i posaçëm mbi të shpërngulurit e brendshëm (Internally Displaced Persons, anglisht-Idp), kushtuar, në mënyrë të posaçme, më të ligshtëve ndërmjet tyre: njerëzve me kufizime.
 
Tragjedi e padukshme
 
Si migrantët e refugjatët, ashtu edhe  njerëzit e detyruar të ikin nga strehët e tyre, por duke mbetur brenda vendit - kujtoi vëzhguesi  i përhershëm, imzot Ivan Jurkovič - janë viktima  të “globalizimit të indiferencës”, që Papa vijon ta denoncojë. Ata janë sot protagonistë të një “tragjedie të padukshme”, që  pandemia e Covid 19 e ka bërë edhe më të padurueshme, siç e vë në dukje edhe Papa Françesku në Mesazhin për Ditën e 106-të Botërore të Migrantit dhe Refugjatit 2020. Por pikërisht ashtu si emigrantët e refugjatët, të shpërngulurit - theksoi me forcë imzot Jurkovič - nuk janë thjesht numra, as statistika: “janë njerëz, me historitë, me vuajtjet, me ëndrrat e shpresat personale, si çdo njeri”. E njerëz që vuajnë, vuajtet e të cilëve bëhen më të padurueshme nga ndonjë handicap, që u krijon vështirësi edhe më të mëdha në përpjekjet për informacion e asistencë humanitare “duke krijuar, si pasojë, pabarazi të reja e rreziqe të reja”.
 
Françesku: në fytyrën e tyre, shikojmë fytyrën e Krishtit!
 
Njerëzit me kufizime nuk duhen lënë pas dore! Prej këndej, kur bëhet fjalë për t’i ndihmuar të shpërngulurit e brendshëm, Selia e Shenjtë këmbëngul të ndihmohen edhe njerëzit me kufizime, duke u garantuar sigurinë e duke i ndihmuar të marrin pjesë plotësisht në jetën e shoqërive mikpritëse, siç këshillojnë edhe “Orientimet baritore mbi të shpërngulurit e brendshëm”, përgatitur nga Dikasteri vatikanas për Shërbimin e Gjithanshëm Njerëzor. Prandaj - nënvizoi imzot Jurkoviç - duhet një angazhim më i madh nga ana e Shteteve, duhen më shumë mekanizma koordinimi e mandate më të qarta, “të bazuara mbi parime, sipas të cilave të gjithë njerëzit, pavarësisht  nga statusi i migrantit, duhet të mbeten në tokat e tyre në paqe e siguri, pa u kërcënuar nga rreziku i shpërnguljes”. Por duke pasur parasysh se mekanizma e korniza të tilla, nuk mjaftojnë, ata mund të jenë të frytshme vetëm nëse do të kapërcehen paragjykimet e një kulture që - pohoi në përfundim vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë - vijon të prodhojë pabarazi e i lë pas, të vetmuar e të harruar, një mori njerëzish”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.