Bajrami pas incidentit në Kuvend: E vetmja brengë e imja është rimëkëmbja ekonomike
Bajrami pas incidentit në Kuvend: E vetmja brengë e imja është rimëkëmbja ekonomike 11.07.2020 | 10:06
Mbrëmë parlamenti u shoqërua me një icident mes deputetit, Xhavit Ukaj dhe kryeparlamentres, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Blic.
 
Ajo që u vërejt që qëndronte në qetësi dhe nuk ndërhyri fare për të shuar këtë konflikt ishte Ministria e Financave, Hykmete Bajrami.Ajo thekson se e vetmja brengë, i vetmi angazhim i saj në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve.
Bajrami thotë se kushdo që ka pritur që të hynte në mes të deputetëve kur ata fjalosen e acarohen ka pasur pritje të gabuara.
 
Shkrimi i plotë i Bajramit:Gjithçka në funksion rimëkëmbjes ekonomike
 
E vetmja përplasje, e vetmja brengë, i vetmi angazhim i imi në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës është dhe do të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve. Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale.
 
Kushdo që ka pritur që unë të hyj në mes të deputetëve kur ata fjalosen e acarohen ka pasur pritje të gabuara. Situata të tilla janë të papranueshme dhe duhet të adresohen aty ku e kanë vendin e jo në adresën time.
 
Jam Ministre e Financave dhe i gjithë fokusi im është te adresimi i problemeve ekonomike të qytetarëve, të bizneseve, të atyre që po mbesin për çdo ditë pa punë shkaku i pandemisë.Qytetarët po humbin për çdo ditë me secilën shtyrje që po u bëhet punëve në Parlament.
 
Prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te shtyrja e rishikimit të Buxhetit.
 
T’i lëmë pak inatet personale dhe të fokusohemi në rimëkëmbjen ekonomike.
 
Do të kemi kohë për luftë politike dhe qërim të hesapeve personale kur shteti të rimëkëmbet nga pandemia.
 
Deri atëherë ruajeni shëndetin!
 
Hykmete N. Bajrami
 
Ministre e Financave
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.