KQZ: Qendrat e votimit në veri funksionale për 21 prill
KQZ: Qendrat e votimit në veri funksionale për 21 prill 28.03.2024 | 03:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një raport të përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
 
Sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e qendrave të votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.
  
Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha qendrat e votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të QV në komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar.
 
Në vazhdim të mbledhjes, në kuadër të procesit të harmonizimit të akteve nënligjore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar para disa muajsh nga Kuvend i Kosovës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dy Rregullore Zgjedhore të radhës, Nr. 09/2024 Regjistrimi dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV) dhe Nr. 14/2024 Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
 
Lidhur me vazhdimin e përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit të 21 prillit, KQZ mori këto vendime:
 
Miratimi i specifikave teknike për furnizim me materiale të posaçme që u përkasin votuesve të verbër (shabllonët në alfabetin braj);
Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve dhe Listave të Votuesve;
Miratimi i specifikave teknike për furnizim me pajisje për sallën e takimeve të KQZ-së;
Miratimi i teknikave specifike për shërbimet e instalimit dhe përkrahjes të kamerave në vendvotime;
Miratimi i specifikave teknike për material administrativ për pakot e vendvotimeve;
Miraitmi i specifikave teknike për transport për materialin sensitiv dhe josensitiv;
Miratimi i specifikave teknike për vula në vendvotime;
Miratimi i specifikave teknike për shtypjen e doracakëve të trajnimit;
Miratimi i programit orientues për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.