Gjermani: një grua zgjidhet sekretare e përgjithshme e ipeshkvijve
Gjermani: një grua zgjidhet sekretare e përgjithshme e ipeshkvijve 24.02.2021 | 08:59
Hera e parë që një grua zgjidhet në këtë rol! Beate Gilles, e zgjedhur dje, gjatë asamblesë së përgjithshme online të ipeshkvijve, është pasardhëse e atit jezuit Hans Langendörfer.
 
Beata Gilles, teologe, 50 vjeçe, u emërua sekretare e përgjithshme  e Konferencës ipeshkvnore gjermane (Dbk), gjatë asamblesë plenare  zhvilluar dje në formë dixhitale. Gruaja e parë, që emërohet në këtë detyrë,  zë vendin e jezuitit atë Hans Langendörfer, i cili dha dorëheqjen pas 24 vjetësh në drejtim. Zonja Gilles deri tani ishte në krye të Departamentit për fëmijët, të rinjtë e familjen pranë kryeipeshkvisë së Limburgut e tani, ashtu si paraardhësi i saj, vihet edhe në krye të Shoqatës së dioqezave të Gjermanisë.
 
Kryetari i Konferencës ipeshkvnore gjermane (Dbk), imzot Georg Baetzing, gjatë konferencës së shtypit në hapje të asamblesë online,  foli  për sekretaren e re,  duke theksuar se “konsiderohet si teologe e thellë, e pajisur me aftësi të rralla organizative, që njeh nga afër strukturat e ndryshme të Kishës katolike”.
 
Tejet e emocionuar, sekretarja e re
 
Vetë Beate Gilles e priti me emocion të thellë emërimin dhe angazhimin e ri, duke nënvizuar fazën shumë impenjative të Kishës katolike në Gjermani, ku në atmosferën e përgjithshme të “dëshirës për ndryshime”,  nisi Udha sinodale, procesi i reformës katolike! Specialiste në komunikim,   në problemet shoqërore dhe në ato të punës, Gilles do ta nisë detyrën e re duke filluar që nga data 1 korrik.
 
Sekretarja e ardhshme e përgjithshme e Konferencës ipeshkvnore  nënvizoi edhe se burimet e Kishës katolike në Gjermnai vijojnë  gradualisht të pakësohen e, prej këndej, ka shumë rëndësi  përqendrimi tek rrënjët  e Kishës e tek objektivat e saj, punë që duhet nisur menjëherë!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.