“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt 06.12.2023 | 12:00
Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur marshi protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Bërnicë por edhe të grave të tjera të vrara nga burrat.
 
Protesta ka filluar që nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke vazhduar më pas deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
 
Disa nga pankartat të cilat u panë në protestë, mbanin mbishkrime si “Stop përdhunimeve, stop vrasjeve”, “Naimi vret, Gjykata fle”, “Pavarësia nuk mjafton bukë dhe trëndafila”, Drejtësi për Liridonen” etj.
 
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
 
Në vendimin për paraburgim ndaj të dyshuarve përshkruhet ngjarja si kishte ndodhur vrasja e Liridonës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
 
Fillimisht, në vendim thuhet se bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli e kishte pajisur me armë G.P, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 të natës kritike i del para veturës së çifit, me maskë në kokë, dhe e qëllon viktimën nga afërsia me një plumb në qafë.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës. 
 
Vrasja e 30-vjeçares ka shkaktuar reagime të shumta të institucioneve dhe shoqërisë civile në Kosovë.
 
Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar dënime të ashpra, të parapara me ligj, për vrasësit e L. M., e cila u vra të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
 
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka shkruar se Liridona Ademaj u vra me paramendim dhe u vra se ishte grua/BetimipërDrejtësi
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave