Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje 19.04.2024 | 14:15
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Prishtinës i është kushtuar sensibilizimit kundër dhunës në baza gjinore.
 
Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, e cila foli para nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri” tha se statistikat po tregojnë që vrasjet po ndodhin ku ka dhunë në familje.
 
“Është e rëndësishme që edhe ju me e marrë një rol në familje, edhe ju me kërkua dialog, me kërkuar përgjigje prej prindërve, edhe probleme tuaja janë problemet e prindërve”, ka thënë ajo.
 
Lushaku Sadriu ka bërë thirrje për dialog edhe në institucione arsimore.
 
“Është tepër mirë që edhe në shkolla të ketë dialog dhe të diskutohet që fenomeneve të tilla me ju shpallë luftë një herë e përgjithmonë, mos t’i pranojmë si prezente”, ka thënë ajo.
 
Para nxënësve ka folur edhe psikologia e kësaj shkolle, Besarta Murtezi. Ky vendim i Komunës së Prishtinës erdhi pas vrasjes së dy grave nga bashkëshortët e tyre në një kohë më të shkurtë se një javë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.