Schuebel takon ambasadorin e Danimarkës, flasin për integrimin e Kosovës në BE
Schuebel takon ambasadorin e Danimarkës, flasin për integrimin e Kosovës në BE 25.09.2026 | 02:23
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen.
 
Schuebel tha se angazhimi i ambasadorit danez, së bashku me atë të ambasadorëve të tjerë jorezidentë, e forcon më tej “Ekipin Evropë” në Kosovë.
 
Sipas tij, ky angazhim dëshmon mbështetjen e gjerë brenda Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës në BE.
 
“Angazhimi i Ambasadorit Gronbech-Jensen, krahas atij të ambasadorëve të tjerë jorezidentë, e fuqizon më tej ‘Ekipin Evropa’ në Kosovë dhe dëshmon mbështetjen në mbarë BE-në për integrimin e Kosovës në BE”, tha Schuebel.