190 vjet nga botimi i “Këngëve të Milosaos”, kryevepra lirike e De Radës
190 vjet nga botimi i “Këngëve të Milosaos”, kryevepra lirike e De Radës 12.08.2026 | 02:54
190 vjet më parë, në gushtin e vitit 1836, në Napoli doli nga shtypi kryevepra e Jeronim De Radës, “Këngët e Milosaos”, e konsideruar gjithashtu si kryevepra lirike e Rilindjes Kombëtare.
 
Këtë vepër të mirëfilltë artistike, De Rada e kishte përfunduar në tetor të vitit 1834, kohë kur i ka shkruar edhe parathënien. “Këngët e Milosaos” solli një frymë të re artistike e kombëtare. Përmes një rrëfimi lirik që ndërthur ndjenjën e pastër me detyrën kombëtare, shkrimtari arbëresh na njeh me historinë e dy të rinjve që sfidojnë ndasitë shoqërore për dashurinë e tyre.
 
Vepra ka për subjekt historinë e dashurisë së Milosaos, birit të sundimtarit të Shkodrës me Rinën, vajzë e varfër, bijë e Kollogresë, një dashuri e thjeshtë, me temë nga shekulli XV. Subjekti kryesor i kësaj vepre është i ngjashëm me dashurinë e autorit, e cila ishte e gjykuar të shuhet.
 
Në këtë vepër, dy të rinj, Milosao dhe Rina, kanë një dashuri të pastër pavarësisht dallimeve klasore. Edhe pse fati i tyre përfundon në tragjedi me vdekjen e vajzës dhe rënien e Milosaos në fushëbetejë, mesazhi i veprës mbetet i fuqishëm duke theksuar të drejtën për të qenë të barabartë në ndjenja dhe sakrificën e lartë për atdheun.
 
Vepra është ndërtuar si një roman lirik, ku lirizmi dhe epika bashkëjetojnë natyrshëm.
 
Në shekullin XIX, kur arbëreshët ishin bartës të gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke e ruajtur dhe zhvilluar atë në mërgim, kjo vepër u bë një thirrje për mesazhin kombëtar dhe përkushtimin ndaj atdheut.
 
Vepra, e mbështetur mbi pasurinë shpirtërore të folklorit arbëresh, u vlerësua lart edhe nga Viktor Hygo, i cili e cilësoi si një “vepër të përkryer romantike”./Atsh/ KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave