Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte shfaqjen “HOPE” në Vjenë në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte shfaqjen “HOPE” në Vjenë në mbështetje të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit 16.10.2026 | 03:25
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte, më 16 tetor, shfaqjen “HOPE” në Vjenë të Austrisë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
 
Shfaqja, me koreografi të Sead Vuniqit, realizohet në bashkëpunim me Action for Health Kosovo dhe Sport und Kulturverein – KA, me bazë në Vjenë, ndërsa do të mbahet në hapësirën kulturore Brunnenpassage.
 
Përmes kësaj performance, organizatorët synojnë të kontribuojnë në ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, të luftojnë stigmatizimin dhe të përcjellin mesazhe solidariteti për personat që përballen me këtë sëmundje.
 
Me këtë prezantim, Baleti Kombëtar i Kosovës ndërthur artin e vallëzimit me një kauzë të rëndësishme shoqërore, duke përcjellë mesazhe shprese, mbështetjeje dhe solidariteti përmes gjuhës së artit./KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave