Raporti i Këshillit të Evropës, Kurtit i kërkohet ‘depolitizimi i plotë’ i KQZ-së
Raporti i Këshillit të Evropës, Kurtit i kërkohet ‘depolitizimi i plotë’ i KQZ-së 22.04.2026 | 04:07
Zgjedhjet e parlamentare të 28 dhjetorit janë zhvilluar në mënyrë “të qetë dhe profesionale”, por me probleme serioze strukturore. Kështu është konstatuar në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raport ky që i është dorëzuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
 
Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka ngritur në veçanti shqetësime të forta për politizimin e administratës zgjedhore, veçanërisht të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
 
Sipas raportit, përbërja partiake e KQZ-së është duke krijuar rrezik për ndikim politik në vendimmarrje, edhe kur nuk ka shkelje formale ligjore.
 
“Kur vendimet për certifikim në raste politikisht të ndjeshme merren nga organe të përbëra nga të nominuar partiakë, ekziston rrezik i shtuar”, është thënë në raport.