Sinani akuzon Serbinë për diskriminim në punësimin e shqiptarëve
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim në punësimin e shqiptarëve 31.07.2026 | 01:34
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pasi, sipas saj, në konkursin e fundit për punësimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve nuk është punësuar asnjë shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci.
 
"Nga Komuna e Preshevës 2 zjarrfikës, nga ajo e Bujanocës 3, por asnjëri prej tyre shqiptar. Ky është konkursi i disatë me radhë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilin kandidatët shqiptarë shpërfillen totalisht", ka shkruar Sinani.
  
Ajo ka vlerësuar se kjo përbën shkelje të të drejtave të pakicave dhe të drejtave të njeriut.
 
"Kjo përveç se është shkelje e të drejtave të pakicave, para së gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është në vazhdën e konkurseve për polic. Dhe jo vetëm kaq, por në çdo institucion shtetëror, punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në to është çështje e harruar nga Serbia", ka shkruar Sinani.
 
E para e Komunës së Preshevës ka theksuar se situata është alarmuese, pasi po ndodh në dy komuna të banuara me shumicë shqiptare. 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.