Akademia e Shkencave: Kujtojmë sot, albanologun dhe studiuesin e shquar Robert Elsie
Akademia e Shkencave: Kujtojmë sot, albanologun dhe studiuesin e shquar Robert Elsie 29.06.2026 | 00:00
Robert Elsie është një nga figurat më të njohura të kulturës shqiptare në botë.
 
Ai lindi më 29 qershor 1950 në Vancouver të Kanadasë.
 
Studimet universitare i kreu në Universitetin e British Columbia dhe doktoraturën në Universitetin e Bonn, duke u specializuar në gjuhësi dhe studime klasike.
 
Që nga fundi i viteve ’70 vizitoi shpesh Shqipërinë dhe Kosovën, duke u lidhur ngushtë me kulturën shqiptare dhe duke u bërë një ndër njohësit më të thellë të saj.Keep WatchingKarriera e tij përfshin punën si interpret në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe më pas në organizata ndërkombëtare si BE, NATO, OKB dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ku shërbeu në procese të profilit të lartë. Si studiues, ai botoi mbi gjashtëdhjetë libra dhe qindra artikuj kushtuar letërsisë, folklorit, dialekteve dhe trashëgimisë gojore shqiptare. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Histori e Letërsisë Shqiptare”, “Dictionary of Albanian Literature”, përkthimi i :Lahutës së Malcisë”, si dhe antologjitë e poezisë moderne shqiptare.
 
Elsie dokumentoi me rigorozitet gjuhën shqipe, duke regjistruar dialekte e këngë popullore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Itali, Greqi e Turqi, duke i ruajtur si pasuri të çmuar për brezat.
 
Ai ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që nga viti 2000, transmeton akademia.
 
Robert Elsie u nda nga jeta më 2 tetor 2017 në Berlin, ndërsa sipas dëshirës së tij u preh në Theth.
 
Trashëgimia e pasur e Robert Elsie-t mbetet në panteonin e studiuesve më të shquar të albanologjisë, si një urë e fortë mes kulturës shqiptare dhe botës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave