Baleti Kombëtar i Kosovës përgatitet për turneun në Amerikën Latine pas takimit me Ambasadoren Telaku
Baleti Kombëtar i Kosovës përgatitet për turneun në Amerikën Latine pas takimit me Ambasadoren Telaku 02.04.2026 | 03:30
Sot, Baleti Kombëtar i Kosovës pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadoren e Kosovës në Panama, Heroina Telaku. Gjatë takimit me balerinët, ambasadorja ndau disa fjalë rreth turneut ndërkombëtar që Baleti Kombëtar do të zhvillojë në muajin maj në El Salvador, Panama dhe Kolumbi.
 
Gjatë vizitës, u diskutua rëndësia e promovimit të kulturës kosovare jashtë vendit dhe u vlerësua përkushtimi i trupës së baletit për të përfaqësuar dinjitetshëm Kosovën në arenën ndërkombëtare.
 
Drejtuesit e Baletit Kombëtar shprehën mirënjohje për Ambasadoren Telaku dhe Ambasadorin e Kosovës në Kolumbi, Artan Duraku, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre në realizimin e këtij turneu. Po ashtu, falënderime u dhanë edhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për përkrahjen e vazhdueshme të institucionit, përcjell KultPlus
 
Ky takim i sotëm shënon një hap të rëndësishëm për përgatitjet e Baletit Kombëtar, i cili synon të promovojë artin dhe identitetin kulturor të Kosovës në skenat ndërkombëtare./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave