Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën e parë për 2026 në Ditën Botërore të Vallëzimit
Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën e parë për 2026 në Ditën Botërore të Vallëzimit 29.04.2026 | 03:27
Baleti Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Botërore të Vallëzimit sot më 29 prill me premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje të veçanta.
 
Programi përfshin veprën “We will never give up on love”, me koreografi nga Erion Kruja, me asistent Fatmir Smani dhe muzikë nga Chase & Status dhe vetë koreografi.
 
Në të njëjtën mbrëmje do të prezantohet edhe shfaqja “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira, asistuar nga Lela Di Costanzo, ndërsa muzika është realizuar nga Matresanch.
 
Premiera do të mbahet sonte, ndërsa repriza e parë më 30 prill, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
 
Kjo mbrëmje shënon një nga ngjarjet kryesore artistike të sezonit, duke sjellë krijimtari bashkëkohore dhe duke festuar artin e vallëzimit në një ditë simbolike për skenën ndërkombëtare./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave