Eh moj turtulleshë!
Eh moj turtulleshë! 06.01.2021 | 10:40
Nga: Kimete Berisha
 
Qe çka është dashuria!
 
Nuk është veç e butë! E butë është veç derisa të shkrin.
 
E kur të shkrin pastaj, s'ka kthim
prapa.
 
Rrezik.
 
Ka edhe dashuri sadiste.
 
Që buron nga djersa dhe nga gjaku.
 
Ka edhe më keq, dashuri mazohiste. Që lind nga nevoja jote e pashpjegueshme për të ndjerë dhimbje, që të shkakton kënaqësi.
 
E keqja s'ka skaj. Ka gjithçka, edhe sado-mazohistë (që edhe duan ta mundojnë të dashurë /in por edhe duan të jenë të munduar për t'u ndjerë gjallë), siç përshkruhet që ka qenë Hitleri.
 
Çdo gjë është kaq e komplikuar kur flasim për ndjenjat.
 
Açik krejt dynjasë serbët mendojnë se 'Kush rrihet-duhet'.
 
 'Ko se bije, taj se voli' , thonë ata, dhe mburren me këtë 'zbulim' serbomadh.
 
Bota më shumë njeh sadistë, sesa mazohistë, sepse mazohistët te zori, paraqiten si viktima! Mazohistët kanë nevojë për ndjenja të forta, dhe i tërheqin situatat dramatike dhe narcisistët.
 
Ndër sadistët më të egër në histori, bota e njeh Drakullën.
 
Por, pseudo 'Drakulla' shqiptar, që ta thith gjakun, nuk shihet publikisht.
 
Nuk është i sinqertë ai te Markez de Sade, që i pari e shpjegoi rrast se çfarë do të thotë të jesh sadist.
 
Kështu, Kumria e përballoi me 'dashuri' goditjen mbas kokës të burrit të saj të saj, që quhet Sabri.
 
Sabriu sulmon, Kumria ka 'sabër' (durim).
 
Nuk mund të ketë 'dashuri' aty ku nuk ka mirësi!
 
Kumria ishte duke dalë nga spitali me karroce kur burri i saj e qëlloi papritur derisa e shtynte karrocën e saj.
 
Kumria nuk reagoi, si dikush që kur e qëllojnë- i duket normale.
 
Goditjen që të gjithë e pamë me sy Kumria e cilësoi para  prokurorit si 'shprehje të dashurisë'.
 
E vërteta është ajo që ne e shohim, jo ajo që është-sipas Shopenhauerit.
 
Ne duhemi - tha ajo!
 
What's love got to do with it, Kumrie!
 
Pse kurrë nuk merr fund dhuna ndaj grave, nanave, motrave e vajzave shqiptare!
 
Sepse, gruaja ende nuk ka vendosur të çlirohet, të pavarësohet dhe të jetoj e lirë.
 
Gruaja shqiptare ka frikë nga Liria.
 
Sepse, Liri te shqiptarët konsiderohet Vetmia.
 
A ka mundësintë mbrohet gruaja nga vetvetja?
 
Kush mund të të mbrojë nga vetvetja!
 
Askush s'të ndalon ta mbysësh veten.
 
Si mund ta mbrosh gruan që e mohon edhe të vërtetën që shihet me sy!
 
A është legjitim mazohizmi!
 
A është legjitim sadizmi!
 
A lejohet ta qëllosh dikë në faqe për shembull apo t'ia shkulësh flokët, nëse vullnetarisht ta kërkon këtë!
 
Çdo gjë është kaq e komplikuar!
 
Kur gratë e fëmijërisë vonoheshin të ktheheshin në shtëpi të shtuneve (ditë tregu në Mitrovicë), rrugës i dëgjoja duke i thënë njana-tjetrës 'kanë me na mbyt burrat'.
 
Si vajzë e vogël e kam hetuar një 'lezet' në frikën e tyre. S'di a kam pasur të drejtë. Sepse, gjithkush që sot njoh e do një protektor për vete.
 
Nganjëherë, më ndodh edhe mua, e dua urgjent një protektor, një Hero Romantik.
 
E si do të kisha reaguar unë po të isha në vendin e Kumries, nëse s'do të kisha një dhomë për vete te shtëpia e prindërve dhe vëllaznive;
 
nëse s'do ta kisha një punë dhe një rrogë;
nëse s'do të kisha ku të shkoja nëse një ditë do të vendosja të ikja?
 
Nuk e di!
 
Sigurisht do të isha mbytur në lotë dhe qind për qind do të kisha vdekur nga pikëllimi!
 
Gjithëseciliy që i është bërë boll, që ka lyp çlirim dhe rrugëdalje, është çliruar.
 
Krimbi kur lodhet nga zvarritja- nuk duron më dhe fluturon.
 
Liria është nevojë. Por jo, e gjithkujt.
 
Të jesh e lirë do të thotë të jesh e barabartë.
 
Pse të jesh e barabartë, do të ndjeheshe më pak e mbrojtur! Pse është kaq e zorshme të jesh femër shqiptare.
 
Asgjë sonte s'po kuptoj.
 
Ku po knojnë këto dy Kumria.
 
P.S. A ka më keq se sa me pas emrin e pëllumbeshës, e me jetu n'kafaz!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave