Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër
Surpriza e çmimeve Oscar, triumfon aktorja nga Kosova Luana Bajrami me filmin me metrazh të shkurtër 16.03.2026 | 00:00
“One Battle After Another” (Një betejë pas një tjetre) dominoi edicionin e 98-të të Academy Awards, duke rrëmbyer plot gjashtë çmime Oscars, përfshirë filmi më i mirë.
 
I nominuar në 13 kategori, filmi i Paul Thomas Anderson mori Oscars për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë të përshtatur, montazhin e filmit, përzgjedhjen e kastit dhe aktorin më të mirë mbështetës për Sean Penn.
 
Rolin e protagonstit në këtë thriller aksion e luan Leonardo DiCaprio, që vjen si një ish-revolucionar që lufton një regjim autoritar amerikan. Ai i rikthehet të kaluarës kur ndiqet nga një oficer ushtarak i korruptuar dhe vajza e tij zhduket papritur.
 
Me një garë të fortë mes kandidatëve, Michael B. Jordan u shpall aktori më i mirë për rolin e binjakëve në filmin horror me vampirët Sinners (Mëkatarët), që u bë filmi më i nominuar në historinë e çmimeve Oscar, me 16 kategori gjithsej. Ky produksion mori dhe një Oscar për skenarin më të mirë origjinal për Ryan Coogler.
 
Edhe Jessie Buckley hyri në histori, si artistja e parë irlandeze që fitoi çmimin për aktoren më të mirë, me portretizimin e fuqishëm të gruas së William Shakespeare në “Hamnet”. Filmi rrëfen pikëllimin e familjes kur një nga tre fëmijët, Hamnet, ndërron jetë në moshën 11-vjeçare, një tragjedi që mund ta ketë frymëzuar Shekspirin për një nga dramat më të mëdha, Hamletin.
 
Si rrallë herë, i gjashti rast në historinë gati njëshekullore të ceremonies, u ndanë dy trofe për të njëjtën kategori. Për filmat e shkurtër aksion u vlerësua The Singers (Këngëtarët) dhe Two People Exching Saliva (Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë), ku interpreton aktorja nga Kosova Luana Bajrami, duke vendosur emrin e saj mes yjeve të kinematografisë botërore.
 
KPop Demon Hunters (Gjuetarët e Demonëve të KPop), ndër filmat më të shikuar ndonjëherë në Netflix-it, fitoi dy çmime Oscar për filmin e animuar dhe këngën origjinale.
 
Conan O’Brien u rikthye si prezantues për të dytin vit radhazi, ndërsa me humor u shpreh se do të jetë prezantuesi i fundit njerëzor i Oscars, duke trajtuar kështu fuqizimin e Inteligjencës Artificiale.
 
Ndonëse në tërësi ceremonia e 98-të e Academy Awards ishte apolitike, Jimmy Kimmel që i dha Mr Nobody Against Putin (Zoti Askush kundër Putinit), i cili  tregon historinë e asaj që ndodhi pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 çmimin për dokumentarin më të mirë, sulmoi dokumentarin e Amazon për Melania Trump.
 
Ceremonia 3-orëshe e ndarjes së çmimeve dhe tapeti i kuq u transmetuan drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Albania Radio, paraprirë nga analizat e të ftuarve në studio, nën moderimin e Blendi Salajt./Top Channel
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave