Prezantohet për publikun libri “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij”
Prezantohet për publikun libri “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij” 06.06.2026 | 12:00
Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave, organizuan promovimin e librit “Don Gjon Buzuku dhe ‘Meshari’ i tij”, i autorit Bardhyl Demiraj.
 
Prezantimi i librit kishte për synim të rikthente në qendër të vëmendjes rëndësinë e “Mesharit” si monumenti më i hershëm i gjuhës shqipe dhe kontributin e autorit Bardhyl Demiraj, i cili me këtë botim sjell një analizë të thelluar mbi figurën e Don Gjon Buzukut.
 
Në fjalën hapëse, prof. dr. Anila Omari, theksoi se studimet albanologjike dhe veçanërisht ato buzukiane pasurohen me monografinë e re të prof. Bardhyl Demirajt.
 
Prof. dr. Anila Omarit, u ndal te çështja e formimit teologjik-intelektual të Buzukut dhe te tekstet burimore që autori i monografisë ka identifikuar si modele mundshme të ‘Mesharit’. Ajo theksoi se hipoteza e aktivitetit të Buzukut në rajonin e Venecies si famullitar i Kishës së Shën Jobit është një mbështetje e rëndësishme për të kuptuar burimet dhe modelet që ai ka ndjekur në hartimin e veprës.
 
Ideja e autorit është që Buzuku u ndikua nga fryma e humanizmit të krishterë të kohës dhe vendit ku ai veproi, duke e pozicionuar Buzukun në rrethin e intelektualëve humanistë të diasporës shqiptare të shekujve XV-XVI si Marin Barleti, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, Dhimitër Frangu etj.
 
Prof. Omari përfundoi fjalën e saj duke theksuar se monografia shënon një etapë të re në studimet buzukiane dhe njëkohësisht hap rrugën për hulumtime të mëtejshme sipas një metode filologjike të përvijuar saktë e tashmë të sprovuar me rezultate konkrete. A.K./TemA
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave