Për të parën herë, një artist kosovar ka ekspozuar punën e tij në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, të Shteteve të Bashkuara, njofton Klankosova.tv
Që nga data 29 prill 2024, peizazhi skulptural ‘Abetare’ i Petrit Halilajt, prej figurash nga bronzi dhe hekuri, do të jetë i përhapur anembanë terracës së Muzeut MET, deri më 27 tetor 2024.
Ky projekt gërsheton realitetin dhe imagjinatën përmes vizatimeve të fëmijëve, marrë nga shkarravinat e gjetura në bankat e shkollës në Runik, Kosovë, ku ai vijonte mësimet, si dhe në shkolla të tjera të rajonit.
Për artistin Petrit Halilaj, ‘Abetare’ është më i rëndësishmi i karrierës së tij.
“Ajo që dikur ishte e pa materializuar, intime dhe e bërë fshehurazi, tani është shkallëzuar në një peizazh skulptural mbi qiellin e qytetit që ndezë ëndrrat e shumëkujt”, ka shkruar ai.
Revista e njohur amerikane ‘Vogue’ në një bashkëbisedim me artistin Petrit Halilaj, shkruan që artisti i lindur në Kosovë , po sjellë diçka të jashtëzakonshme, fantastike e poetike në çatinë e Muzeut MET.
Instalacioni skulptural i artistit Petrit Halilaj, në terracën e Muzeut Metropolitan të Artit, në Neë York, është i hapur për publikun prej 30 prill deri më 27 tetor 2024./klankosova.tv