Para ca ditësh u dha njoftimi se SHBA-ja do t’i shesë Tajvanit armatim në vlerë prej 11 miliardë dollarësh, duke e furnizuar kështu me sisteme të avancuara të teknologjisë së fundit. Si duket kjo e ka irrituar Kinën goxha shumë, përcjell Gazeta Metro.
Kina do të vendosë sanksione ndaj 20 kompanive amerikane të sektorit të mbrojtjes, si dhe ndaj 10 individëve. Krejt kjo për shkak të pakos së armatimit që do ta pranojë Tajvani.
Si kundërpërgjigje, kinezët kanë vendosur të ngrijnë disa asete amerikane në Kinë dhe t’i ndalojnë shtetasit dhe organizatat kineze që të bëjnë tregti me individët e sanksionuar amerikanë.
Këto sanksione kanë prekur kompaninë e madhe Northrop Grumman, disa pjesë të Boeing, si dhe L3Harris. Të gjitha këto kompani janë kontraktues të mëdhenj në tregtinë e armatimit.
BREAKING:
China slaps sanctions on 20 US defense companies and 10 individuals over arms sales to Taiwan.
The Chinese have decided to freeze assets in China and prohibiting Chinese citizens and organizations from doing business with the Americans in questions.
Northrop Grumman,… pic.twitter.com/Zj8q6WlD23
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 26, 2025
Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e 60 njësive të artilerisë Howitzer që kapin vlerën 4 miliardë dollarë bashkë me pajisje shoqëruese. Pjesë e pakos janë edhe 82 sisteme raketore HIMARS, 420 sisteme taktike të raketave ATACMS, si dhe municione dronësh që kushtojnë mbi 1 miliardë dollarë.
Përpos artilerisë së rëndë, 1 miliardë dollarë do të shpenzohen edhe në Rrjetin Taktik të Misionit, që do të ofrojë komunikim për grupet e ushtrisë si dhe logjistikë të nevojshme.
Edhe 375 milionë dollarë për anti-tanket Javelin u aprovuan po ashtu nga SHBA-ja, si dhe 91 milionë dollarë për riparim të raketave dhe 96 milionë dollarë për pajisje dhe riparime të helikopterëve./gazetametro.net