Restaurohet trashëgimia e rrallë shqiptare, disku me zërin e at Gjergj Fishtës
Restaurohet trashëgimia e rrallë shqiptare, disku me zërin e at Gjergj Fishtës 12.12.2025 | 04:59
Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, njëkohësisht historian e koleksionist, ka restauruar një disk i cili mban të regjistruar zërin e at Gjergj Fishtës.
 
Disku është një ndër të paktat kopje autentike që kanë mbërritur deri në ditët tona. Niko Kotherja tregoi për ATSH-në se, disku ishte në gjendje të papërdorshme, i thyer në tri pjesë.
 
Historiani shpjegon se në gjendjen fillestare, ishte e pamundur të dëgjohej dhe se është dashur një punë e madhe për puthitjen e tri pjesëve në një të vetme për të bërë të mundur leximin e saktë të pllakës. Në këtë mënyrë Fishta i madh u ringjall përmes zërit të tij.
 
I pyetur mbi detaje teknike rreth restaurimit, Kotherja tha se, restaurimi u realizua në Korçë, duke përdorur metoda efikase për ngjitjen dhe njëkohësisht krijimin e terrenit sa më të favorshëm të riprodhimit në gramafon. Disku ka ende nevojë për një ndërhyrje të fundit, për eliminimin e zhurmave dhe më tutje do të vijë momenti i digjitalizimit të përmbajtjes së të dy anëve të tij.
 
“Kjo që shihni është një ndër kopjet e vetme autentike të diskut mbërritur në ditët tona ku gjendet i regjistruar zeri origjinal i kolosit të letrave shqipe dhe mendimtarit at Gjergj Fishta. Në dijeninë time kopje të tjera origjinale të këtij disku kanë qenë të limituara, pra jo një tirazh i lartë siç ishin disqet e tjera me muzikë që tregtoheshin asokohe”, thotë Niko Kotherja.
 
Ai shpjegoi se, pas një kohe të gjatë pune, duke respektuar me korrektësi cilësimin e 78 rrotullimeve për minutë, në të dy faqet e diskut, në pothuajse 7 minuta, u arri të dëgjohej qartë zëri i kolosit, që reciton dy nga këngët e kryeveprës së e tij “Lahuta e malcis”.
 
Disku, i regjistruar në Shkodër, besohet t’i përkasë vitit 1937 ose 1938 dhe është i vetmi material zanor deri më sot i at Gjergj Fishtës. Ai është pjesë e koleksionit të historianit Kotherja, së bashku me qindra dëshmi të tjera zanore, që datojnë para Luftës II Botërore. Disqet e tjera që përmban ky koleksion janë të larmishme, si muzikë popullore, këngë patriotike, regjistrime audio të personaliteteve, si Aleksandër Moisiu, etj.
 
Vlen të theksohet se pjesë e këtij koleksioni janë dhe gjithë regjistrimet në disqe të “Himnit të flamurit”, prej vitit 1918 e deri më 1952. Në këtë fond gjenden regjistrime të kryera nga kompani diskografike në Itali, Amerikë, Francë, Turqi, etj.
 
Niko Kotherja tha për ATSH-në se do të ketë një prezantim të këtij regjistrimi, i cili mund te vijë në një përvjetor të Fishtës apo të ngjarjeve ku ai ka qenë protagonist, si p.sh. Kongresi i Manastirit./ata.gov.al
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave