Dje i bëri një vit me Kosovën, Franco Foda feston kualifikimin në Ligën B
Dje i bëri një vit me Kosovën, Franco Foda feston kualifikimin në Ligën B 24.03.2025 | 02:53
Kosova dje (22 mars) ka bërë 1 vjet qëkur Franco Foda ka debutuar me kombëtaren dardane.
 
Ai kishte arritur një fitore me rezultat minimal ndaj Armenisë si mysafir, shkruan Gazeta Express.
 
Trajneri gjerman sonte arriti edhe një fitore të madhe, duke mposhtur Islandën e duke u kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve.  
 
Në shtatë ndeshjet e fundit, Franco Foda ka gjashtë fitore e një humbje në tavolinë (nga Rumania).  
 
Gjatë një viti me Kosovën, Foda ka 11 ndeshje, miqësore dhe ndeshje zyrtare.
 
Në të gjitha ndeshjet, Kosova me Fodën ka shtatë fitore, prej tyre gjashtë në ndeshje zyrtare e vetëm një në takim miqësor.
 
“Dardanët” me Fodën në krye po ashtu kanë pësuar edhe katër humbje (një me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë). Edhe një humbje tjetër në ndeshje zyrtare e ka nga Rumania (0-3) në Prishtinë.
 
Derisa, ka edhe dy disfata në ndeshje miqësore me Hungarinë dhe Norvegjinë.
 
Kosova me dy fitoret ndaj Islandës – 2:1 dhe 3:1 – ka kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve, ngritja më e madhe që ka bërë ndonjëherë në këtë kompeticion./GazetaExpress/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave