FXHK: Kosova, shtet i xhudos me zemër të madhe!
FXHK: Kosova, shtet i xhudos me zemër të madhe! 19.12.2023 | 15:34
Federata e Xhudos së Kosovës, ndihet krenare me organizimin e Kampionatit Evropian të Hapur të Xhudos, i cili u mbajt fundjavën që e lamë prapa në kryeqytetin e Kosovës.
 
Adhurues të këtij sporti për herë të parë patën rastin që nga afër të shohin yjet e xhudos kosovar të cilët shkëlqyen në këtë këtë event të madh sportiv, i cili për herë të parë u zhvillua në Prishtinë.
 
FXHK përmes një njoftimi, është shprehur e lumtur me organizimin e këtij Evropiani, event ky që është lavdëruar edhe nga Federata e Xhudos Evropiane.
 
“Salla e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ishte e mbushur në çdo anë me qytetarët tanë e me energjinë e tyre fantastike! Ju jeni ata që na keni mbështetur ndër vite, duke na dhënë motivim për të punuar çdo ditë drejt fitoreve. Është një kënaqësi e veçantë që kemi sjellë bukurinë e sportit të xhudos në vendin tonë dhe ju kemi mundësuar të përjetoni emocionet dhe adrenalinën e kampionëve nga afër! Faleminderit secilit e secilës, që erdhët e na nderuat me mbështetjen tuaj!”, thuhet në njoftimin e FXHK-së.
 
Kujtojmë se Akil Gjakova në këtë Evropian fitojë medaljen e artë, Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi rrëmbyen medalje të bronztë duke treguar performancë të lartë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave