Lojërat olimpike: kur sporti të mëson miqësinë e vërtetë
Lojërat olimpike: kur sporti të mëson miqësinë e vërtetë 01.08.2021 | 11:04
Lojërat Olimpike të Berlinit 1936 kaluan në histori edhe për dy episode, që mbetën të paharrueshme në kujtesën e botës e patën si protagonistë katër atletë - dy japonezë, një amerikan e një gjerman. I kujton, me rastin e Ditës së sotme Botërore të Miqësisë, Pasquale Teoli, drejtues i kanalit YouTube “Kërko lavdinë”.
 
Ndërsa vijojnë Lojërat Olimpike të Tokios 2020, bota kremtoi Ditën Botërore të Miqësisë. E shpallur nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së në vitin 2011, kremtohet çdo 30 korrik, ditë që u propozua nga Ramón Artemio Bracho, themelues i organizatës ndërkombëtare World Friendship Crusade e  nënshtetas i Paraguajt, vend i cili për herë të parë - në vitin 1958 - e shënoi këtë ditë në kalendarin zyrtar. Qëllimi ishte ta vinte miqësinë në qendër të vëmendjes, parë si bazë për kulturën e paqes. Datë, që, pastaj, si kaloi një gjysëm shekulli, u adoptua edhe nga OKB-ja.
 
Medalja me dy ngjyra
 
Miqësia mund të lindë kudo. Ashtu si edhe armiqësia! Mund të lindë, pra, edhe në fushën e sportit. Si në sportet që luhen në skuadër, ashtu edhe në ata individuale, janë të shumta historitë e miqësive, lindur falë pasionit të përbashkët sportiv. Lindin ndërmjet shokëve, ndërmjet sportistëve, ndërmjet trajnerëve. Nuk mund të mungonin, prandaj, edhe histori, që lidhen me sportin. E në Olimpiadën e Berlinit, më 1936, ndodhën dy ngjarje të veçanta, që kujtohen me ëndje edhe sot e kësaj dite. Pasquale Teoli, drejtues i Kanalit Yotube “Kërko lavdinë”, në një intervistë dhënë Radio Vatikanit, në atmoferën e Lojërave të reja Olimpike, që po zhvillohen në kushte jo të lehta,  i tregon, të dyja:
 
Pasquale, historia e parë lidhet me dy sportistë, miqësia e të cilëve lindi  para Lojërave Olimpike. E pra çka ndodhi në Berlin është dëshmi e pabesueshme e lidhjes ndërmjet të dyve…
 
“Ishte finalja e kërcimit me shkop. Në garë kishin mbetur vetëm tre atletë. Medaljen e artë e fitoi amerikani, por pas tij, dy atletë, të dy japonezë, arritën të njëjtin rezultat. Asokohe nuk kishte mundësi t’u dorëzohej dy vetëve e njëjta medalje. Kështu iu kërkua atletëve të  hynin rishtas në garë, për të vendosur kush do ta merrte medaljen e argjendë. Ata refuzuan,  sepse nuk deshën të ndesheshin njëri me tjetrin, pasi kishin arritur të njëjtin rezultat. Atëhere juria ua dorëzoi medaljen duke llogaritur numrin e kërcimeve, duke i dhënë medaljen  e argjendë Nishidas e atë të bronxtë, Oe. Sapo u kthyen në Japoni, të dy shkuan tek një argjendar dhe i ndanë medaljet përgjysëm; gjysma argjend e gjysma bronz. Sueo Oe qe një nga viktimat e shumta të Luftës II Botërore e Nishida i mbajti, pastaj, të dyja medaljet. Medalja  e Oe  mund të soditet në një nga muzetë sportive  më të rëndësishme në botë. Që aty vijon t’u rrëfejë njerëzve këtë histori të pashoqe të Lojërave Olimpike!”.
 
Histori tjetër, që shpalos një nga faqet më të errëta të nëntëqindës
 
Është edhe një histori tjetër, që shpalos një nga faqet më të errëta të nëntëqindës, me një miqësi tjetër, që lindi pikërisht gjatë Lojërave Olimpike….
 
“Po, ndërsa dy japonezët ishin miq kur arritën në Berlin,  dy protagonistët  e historisë së dytë nuk ishin. Është fjala për dy atletë të mirënjohur, gjermanin Luz Long dhe amerikanin Jesse Owens i cili, duke fituar katër medalje ari, shkroi një faqe të paharrueshme në historinë e Lojërave Olimpike. Owens, gjatë garës së kërcimit së gjati, për çudi, hasi në vështirësi. Rrezikohej të eleminohej. Longa, që ishte kundërshtari tij, e kuptoi se vështirësia lidhej me vrapin tepër të shkurtër. Iu afrua dhe e këshilloi të nisej më nga prapa. Owens e  dëgjoi e, falë kësaj këshille, hyri në finale dhe fitoi një medalja të re ari, duke e lënë mbrapa gjermanin që e kish këshilluar. Nga kjo fitore mund të lindte lehtë armiqësia. Ndërsa lindi një miqësi e madhe. Luz Long, gjerman, simbol i racës ariane e Jess Owens, atlet afroamerikan. Edhe për këtë miqësi Long qe dërguar të luftonte në vijë të parë të frontit në luftën botërore, ku edhe u vra, më 1943. Gjatë luftës, Long do të shkëmbente letra të vazhdueshme me Owens. Në një prej këtyre letrave, pak para se të merrte vesh se qe bërë baba, shkruan: “Zemra më thotë se kjo do të jetë letra e fundit që të shkruaj. Nëse ndodh kështu, të lutem të shkosh në Gjermani, kur lufta të ketë mbaruar. Shko e takoje tim bir e tregoi se as lufta nuk arriti ta vrasë miqësinë tonë! Yt vëlla, Luz.
 
Atleti do të vdiste pas pak në Gela, Sicili, ndërsa Jess Owen do ta takonte më pas  Longun e ri , do t’i shkonte në dasëm e do ta përqafonte, ashtu si kish bërë me të atin, shumë vjet më parë….”.
 
Histori prekëse….
 
Po, e këtu qëndron edhe bukuria e Lojërave Olimpike. Atje ndodhin histori të pashoqe e të papërsëritshme. Ndodhin pothuajse çdo herë. Të shfletosh librin e Kujtimeve Olimipke , të duket sikur shfleton një roman të gjatë, të pasur me pasione, me jetë, që  takohen, e edhe me vlera të rëndësishme. E kjo na bën edhe dëshmitarë të historive të paharrueshme, si këto që treguam!/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave