Me 26 qershor, Gjykata Kushtetuese, mori vendim që Kuvendi të konstituohet brenda një afati 30-ditor.Por megjithëse pati një vendim të tillë, i njëjti, deri tani nuk po zbatohet.
Sot ka dështuar për herë të 47-të të konstituohet Kuvendi, dështim i cili vjen pas çdo 48-orësh.
Por çfarë pritet të ndodhë pas afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, a pritet të shkojë vendi në zgjedhje?
Në lidhje me këtë situatë të krijuar në Kuvend, ka folur për “Gazeta Blic”, drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani.Demolli-Nimani tha se duke marrë parasysh vendimin e fundit të Kushtetueses, ku nuk janë përcaktuar pasojat në rast të mos-konsitutimit të Kuvendit,brenda këtij afati 30-ditor, dhe si e tillë është krijuar një rrethanë e çuditshme juridike.
Ajo tha se ‘nëse përfaqësuesit e subjekteve politike nuk ndërmarrin vetë masa për ta ndryshuar këtë praktikë të veprimit, atëherë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të vullnetit politik për ta respektuar dhe zbatuar, nuk ka ndonjë efekt juridik’“Duke marrë parasysh se në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetueses, nuk janë përcaktuar pasojat në rast të mosrespektimit të afatit 30 ditor për konstituimin e legjislaturës se nëntë te Kuvendit të Kosovës, është krijuar një rrethanë e çuditshme juridike, ku nuk krijohen pasoja juridike në rast të mosrespektimit të saj”
“Prandaj, nëse përfaqësuesit e subjekteve politike nuk ndërmarrin vetë masa për ta ndryshuar këtë praktikë të veprimit, atëherë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të vullnetit politik për ta respektuar dhe zbatuar, nuk ka ndonjë efekt juridik. Prandaj, duhet konsensus politik e që këtu barra bie mbi partin fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit që të bëj marëveshje politike dhe të zhbllokoj formimin e institucioneve” tha Demolli-Nimani në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic’.
Mexhide Demolli-Nimani- Drejtoreshë e Lëvizjes Fol
Por një mendim ndryshe ka Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Bugaqki në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Gjykata në një vendim të radhës mund të konstatoj se është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe mund ta interpretoj frymën e nenit 82 të Kushtetutës dhe t’a obligoj Presidenten që t’a shpërndajë Parlamentin dhe t’i shpall zgjedhjet e reja.
“Eshtë e vërtetë që në vendimin e fundit, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës duke u përgjigjur në kërkesën e deputetëve të AAK-së dhe disa deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës, ka dhënë një interpretim ku ka shpjeguar pak a shumë situatën e çështjes së procedurës së votimit të fshehtë dhe është e vërtetë që ka vendosur një standart sa i përket vendosjes së një afati 30-ditor në të cilin obligohen deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’a konstituojnë Kuvendin.
Megjithatë vendimi si i tillë nuk ka paraparë ndonjë masë ose sanskion se çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet nga ana e deputetëve. Për kete arsye jeni besoj të gjithë dëshmitarë që ka edhe disa subjekte të tjera politike që i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të flasë në lidhje me këtë çështje.
“Unë mendoj se gjykata deri në një vendim të rradhës, hipotetikisht, mund të japë interpretim shtesë duke e sqaru se çfarë efekti ka afati 30-ditor nëse nuk respektohet nga ana e deputetëve. Së pari mendoj se Gjykata mund të konstatoj se është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe detyrimi kushteteus i këtyre deputetëve që t’a konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30 ditë. Së dyti Gjykata mund të theksoj se këto veprime të deputetëve nuk kanë qenë në përputhje as me aktgjykimin e Gjykatës të lëshuar së fundmi për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe si rrjedhojë unë vlerësoj se ndoshta është e mundur që Gjykata Kushtetuese, si një farë mase, mund të shpjegojë faktin që në këtë çështje, nëse këta deputetë për 30 ditë nuk e kanë zbaatuar aktgjykimin e Gjykatës, nuk e kanë respektuar as Kushtetutën e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit, atëherë Gjykata Kushtetuese mund ta interpretoj frymën e nenit 82 të Kushtetutës dhe t’a obligoj Presidenten që t’a shpërndajë Parlamentin. Sepse neni 82 nuk është që e citon dhe e thotë shpehimisht shpërndarjen e Kuvendit në rast të mos-zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarit por unë po them në rast se komplet konstitumi i Kuvendit nuk ndodh brenda këtij afati nga ana e deputetëve atëherë si masë mund të jetë që GJK-ja ta interpretojë frymën e nenit 82 të Kushtetutës në përputhje me nenin 82 dhe t’a obligoj Presdienten që t’a bëj shpërbërjen e Kuvendit dhe t’i shpallë zgjedhejt e e reja. Unë parashikoj se kjo mund të jetë sqarimi i mëtutjeshëm i kësaj situate nga ana e Gjykatës Kushteteuse” tha Bugaqku në intervistën e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Vullnet Bugaqku, KDI!
Por optimist ë situatën në të cilën jemi nuk po shprehet njohësi i zhvillimeve politike në vend njëherësh ish-ambasador, Avni Arifi.
Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic” tha se ‘Kushtetuesja as Kushtetuta e Republikës së Kosoves nuk respektohet nga partia në pushtet’
Ai tha se nëse Kushtetuesja e i plotëson kërkesat e LVV-së të njëjtit e respektojnë vendimin në të kundërt Kosova hyn në territor të panjohur.“Kushtetuesja as Kushtetuta e Republikës së Kosoves nuk respektohet nga partia në pushtet. Ky është fakt. Nëse Kushtetuesja i plotëson kerkesat e VV-së që Albulenën t’a bëj kryeparlamentare, VV-ja e respekton vendimin. Cfarëdo vendimi tjetër nuk respektohet dhe Kosova hyn në trrritor të panjoftun” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Avni Arifi, Ish-ambasador!
Kujtojmë se vendi tash e gjashtë muaj po funksionon me Qeveri në detyrë.Së fundi pati paralajmërime dhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump, ku tha se ka ndaluar një sulm të mundshëm mbi Kosovën.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.
“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona” tha Presidentja Osmani raporton “Gazeta Blic”.Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington.
Kujtojmë se partia e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja, vazhdon të mos heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk po arrin të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.Partitë ish-opozitare kanë deklaruar se nuk votojnë asnjë nga ish-anëtarët e kabitetit qeveritar të Kurtit që kanë qenë në katër vitet e fundit.
Tashmë mbetet veçse të pritet se çfarë do të ndodhë pas 48-orëshit të ardhshëm raporton “Gazeta Blic”./Gazeta Blic/