Supë me patate dhe selino
Supë me patate dhe selino 11.10.2019 | 03:44
Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të nxjerrjes së toksinave jashtë trupit. Për këtë dhe për faktin se është një ushqim shumë i shëndetshëm, ju duhet ta përfshini atë në dietën tuaj ditore duke e përgatitur në mënyratë ndryshme.
 
Më poshtë keni një recetë të thjeshtë të përgatitjes së selinos në formën e supës.
 
Përbërësit:
 
2-3 patate të mëdha
3-4 degë selino
1/2 qepë
1 gotë qumësht
1 filxhan pana
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz copëtuar 
 
Përgatitja:
 
Për të përgatitur supën me selino duhet që fillimisht të hiqni skajet e selinos, duke i ndarë veçmas gjethet nga shkopinjtë. Lajini këto të fundit dhe pritini në copa të vogla.
 
Vendosini në një tenxhere dhe në të shtoni edhe qepën e prerë.
 
Vendosini në zjarr dhe hidhni mbi to edhe vajin e ullirit. Lërini të përgatiten derisa qepa të marrë ngjyrë të argjendtë.
 
Shtoni më pas në të edhe patatet dhe trazojini për rreth 5 minuta duke përdorur një lugë druri. Hidhni ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar të gjithë përbërësit.
 
Spërkateni supën me kripë dhe me piper të zi dhe lëreni të ziejë lehtë për rreth 40 minuta.
 
Pasi përbërësit janë zbutur, largojeni tenxheren nga zjarri dhe në nxehtësi shtoni qumështin bashkë me panën.
 
Pas kësaj është gati për t’u servirur, por nëse ju e doni në formën e puresë mund ta vendosni më parë në një blender. Shijojeni!/shije.al
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,