FMN e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishta dhe të konfliktit
FMN e largon Kosovën nga lista e vendeve me situata të brishta dhe të konfliktit 17.07.2025 | 14:39
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e shteteve në situata të brishta dhe të konfliktit.
 
BQK-ja ka shprehur mirënjohje ndaj FMN-së për këtë vendim
 
“Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), pas Bankës Botërore (BB).”
 
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës” – thuhet në njoftimin e BQK-së.
 
Kujtojmë se ditë më parë, Banka Botërore ka larguar Kosovën nga lista e vendeve në konflikt apo  (FCS – Fragile and Conflict-Affected Situations), e njohur gjithashtu si Lista FCV.
 
Përfitimet kryesore nga largimi nga lista FCS:
 
Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të Kosovës;
Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;
Qasje më e favorshme në financim zhvillimor dhe kapital privat;
Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, që reflekton trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonominë e vendit.
 
BQK ka theksuar se kjo arritje forcon besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përkrah përpjekjet e institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.