Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin
Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin 15.07.2025 | 15:37
Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, krejt papritur lartësoi dhe çmoi Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur nga asokohe kryeministri, Avdullah Hoti.
 
Osmani që atëherë me Vetëvendosjen ishte në të njëjtën dallgë politike, e që quante atë marrëveshje “kundër rendit kushtetues” tash ndërroi krejt termet.
 
Madje, tha ajo ditëve të fundit në ShBA, se Marrëveshja e Uashingtonit “është zbatuar”.
 
Isa Mustafa, ish-Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një përgigje për Nacionale, e quajti krejt këtë “mashtrim” nga ana e Vjosa Osmanit, teksa rikujtoi sulmet që asokohe bëheshin ndaj Avdullah Hotit, nënshkrues të kësaj marrëveshje.
 
Në këtë kritikë, Mustafa nuk e kurseu as LDK-në.
 
“Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Trumpin dhe përfaqësuesit e tij janë eliminuar nga skena politike në Kosovë. Dihet, po ashtu, botërisht se marrëveshja nuk është zbatuar në asnjë pikë”.
 
“Se Kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, si nënshkrues i saj është sulmuar dhe kritikuar, për fat të keq jo vetëm nga VV dhe znj. Osmani por është margjinalizuar edhe nga partia e tij”, tha Isa Mustafa.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.