Përmbytjet e pandalshme kanë marrë jetën e mbi 170 personave në lindje të Pakistanit, rreth gjysma e të cilëve janë fëmijë, në katastrofën më të fundit që nxjerr në pah ndjeshmërinë e vendit ndaj krizës gjithnjë e më të rëndë klimatike.
Të paktën 54 prej vdekjeve kanë ndodhur në 24 orët e fundit, sipas Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave (NDMA), pasi reshjet e dendura përmbytën provincën më të populluar të Punjab-it, duke shembur shtëpi dhe shkatërruar rrugë.
Të paktën 85 fëmijë kanë ndërruar jetë që kur përmbytjet filluan më 26 qershor, njoftoi NDMA.
Organizatat humanitare paralajmërojnë se shqetësimi për fëmijët është në rritje, pasi ata janë veçanërisht të pambrojtur ndaj rrezikut të mbytjes dhe sëmundjeve të rënda që përhapen nga uji i ndotur, shkruan cnn.