Eskallop viçi me kërpudha
Eskallop viçi me kërpudha 14.09.2017 | 00:00
Përbërësit për 4 persona: 
 
-8 fileto të holla vici ,
-1/2kg kërpudha të tipit champignon ,
-1/4l lëng mish vici ose lëng të pregatitur me koncentrat viçi,
-1 thelpi hudhër ,
-50gr gjalp 2 luge vaj ulliri pak miell majdanoz të grirë,
-kripë, piper
 
Eskallopët janë feta të holla mishi, të kaluara në miell dhe më pas të skuqura në pak gjalp dhe vaj ulliri derisa të marrin ngjyrën tipike të artë në sipërfaqe. Në këtë recetë, ato shoqërohen me kërpudha të cilat i japin një shije tepër të veçante dhe shërbejnë si garniturë duke e kompletuar pjatën.
Pregatisim fillimisht salcën për eskallopët duke i pastruar kërpudhat me ndihmën e një pecete të lagur dhe të shtrydhur mirë, dhe duke i prerë në feta të holla. Në një tigan, kaverdisim në pak vaj ulliri hudhrën e prerë hollë, shtojmë fetat e kërpudhave dhe i gatuajmë në zjarr të fortë për rreth 10 minuta derisa të lëshojnë lëngun e tyre.
 
Shtojmë pak lëng mishi (apo koncentrat) dhe i gatuajmë kërpudhat edhe për 10 minuta të tjera derisa në fund të rezultojnë të buta dhe të formohet një lëng pak i trashë.I rregullojmë me kripë, pak piper, majdanozin e girë dhe i lëmë në një anë.
 
Pregatisim filetot e vicit duke i rrahur me ndihmën e një rrahëse mishi derisa të arrijnë trashësinë prej 1cm (duhet të jenë shumë të holla), i lyejmë me pak miell dhe i skuqim nga të dyja anët në tiganin në të cilin kemi shkrirë gjalpin dhe pak vaj ulliri. I heqim nga tigani dhe ia shtojmë salcës me kërpudha duke i përzier mirë. I shërbejmë menjëherë spërkatur me pak majdanoz të grirë në sipërfaqe.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave