Meditim për kohën në ditën e parë të Vitit të Ri!
Meditim për kohën në ditën e parë të Vitit të Ri! 01.01.2018 | 00:00
Meditim për kohën në ditën e parë të Vitit të Ri! Mijëra mendime ziejnë sot në mendjet e njerëzve në mbarë globin: filloi një ditë e re, jo e zakonshme: dita e parë e një viti të ri. Çfarë të themi? Çka të dhurojmë? Si e ke të urojmë? Ç' plane të thurim? Ç'fshihet pas ditëve të këtij viti? Ç'do të kujtojmë një vit më vonë nga 2018-ta?
 
Meditojmë e kujtohemi se bota jonë është mësuar të vrapojë, se nuk di të presë, nuk do të dëgjojë: sateliti, interneti, televizioni, gjithë kjo botë e pafund teknologjike, që i premton një jetë më të mirë, nuk bën tjetër veçse t'ia ndërlikojë të përditshmen, duke e nxitur të ndjekë modën e fundit, të dëgjojë lajmin e fundit….
 
Vrapi është kaq i shpejtë, sa gati gati të bën të harrosh ngjarjen që ndodhi jo më larg se dje, të cilën duhet ta kujtosh, në se don të kesh të nesërme.
 
Kështu, duke vrapuar e duke harruar, bota sulet drejt buzës së një gremine, në të cilën terrorizmi islamik është vetëm një nga simptomat e këtij vrapi pa fre.
 
Dhe ja, arrin një Krishtlindje tjetër, një tjetër Vit i Ri: një çast pritjeje e propozimesh, çast për të festuar së bashku, çast në të cilin kërkon ta ndalësh kohën!
 
Të gjithë ne, në të përditshmen tonë, matemi me kohën, këtë realitet që nganjëherë na kushtëzon më shumë se çdo gjë tjetër.
 
"Nuk kam kohë…"; " po të kisha kohë"; " nuk më del koha" " do të vijë një kohë, kur do të mund të…", "koha mbaroi" " e kështu, ndërmjet brerjeve të ndërgjegjes për kohën e humbur e urimit për ta shfrytëzuar më mirë, koha rrëshqet e ne, në ditë të mëdha si kjo që po festojmë, i bëjmë vetes pyetjen : "Vërtetë mbaroi koha jonë?".
 
Ndoshta ka ardhur ora ta zbulojmë të fshehtën e kohës. Është pasuria më e madhe që shpërndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet të gjithë njerëzve, të cilët banojnë mbi këtë tokë. Për të varfrin, ashtu si për të pasurin, ditët kanë 24 orë, e pra dikujt -dikujt nuk i mjaftojnë, ndërsa ndokush është i detyruar ta vrasë kohën. Për dikënd koha që duhet zbuluar është ajo e heshtimit, e vetmisë, e dëgjimit, e lutjes… për të tjerë, është koha e veprimit, e shërbimit, e impenjimit për të afërmin; për të tjerë akoma, koha duhet zbuluar në të gjitha ngjyrat e mundësitë e saj.
 
Koha jonë nuk është koha e të tjerëve, koha e burrave ndryshon nga koha e grave, koha e jugut rrjedh ndryshe nga koha e veriut, koha e të rinjve nuk është ajo e pleqve e posaçërisht koha e jetës sonë mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo e njerëzve që jetojnë ndër vise të tjera të largëta.
 
Një fëmijë 14 vjeç pyeste një ditë: sa kohë duhet për të kuptuar se të gjithë njëlloj ecim mbi këtë Planet e se vetë Planeti rrotullohet në univers?
 
Një Vit i Ri hap para nesh portat e kohës së vet: na dhuron:
Kohë për të shëtitur në brigjet e lumit duke erëtuar profumet e pranverës;
për të ecur me vendosmëri drejt realizimit të qëllimeve tona;
për të vrapuar, që të arrijmë të parët në cakun e dëshiruar;
për të pushuar pakëz e për të shikuar ç'ngjet për rreth.
Kohë për të shëtitur e për të parë qiellin e qëndisur me yje;
për të shkuar e për t'u takuar me një mik;
për të vrapuar, që ta ndjejmë veten më të fortë;
për t'u ndalur një të imtë e për të reflektuar.
Kohë për të shtyrë një karrocë, nga pelenat e së cilës qesh një foshnjë;
për të ecur në një shteg të rrëpirët,
për të vrapuar që të takojmë të parët një mik,
për t'u ndalur, sepse gjunjët nuk na mbajnë më.
Kohë për të shëtitur nëpër rrugët përplot me njerëz,
për të shkuar, as ne s'e dimë se ku;
për të vrapuar që të mund të bëjmë sa më shumë punë,
për t'u ndalur pranë një elteri, për t'u lutur.
 
Kështu njerëzit vrapojnë pas kohës: të ngutshëm, të vrullshëm, të paduruar, të dërsitur, të nxituar… Për të shëtitur…. Për të ecur… për të vrapuar, për t'u ndalur…Nuk të kërkoj, o Zot, kohë për të bërë këtë e atë, të lutem të bëj në kohë atë që Ti më dhuron, atë që dëshiron Ti vetë!
 
Koha e jetës sonë është e çmuar për t'i dhënë kuptim asaj të të tjerëve, për të medituar se kush jemi e ç'duhet të bëjmë, për të njohur e për të kërkuar, për të dashur e për të kuptuar se çdo ditë e Vitit të Ri, që sapo filloi, është një mrekulli qё na dhurohet prej Zotit! Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave