‘Vllau jeeem’: Lacazette shkruan në gjuhën shqipe për golin e Granit Xhakës
‘Vllau jeeem’: Lacazette shkruan në gjuhën shqipe për golin e Granit Xhakës 02.10.2022 | 12:00
Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka pati paraqitje të mrekullueshme sot në fitoren kundër Tottenham Hotspur 3-1. Ai arriti të shënoi golin e tretë të takimit, ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes. Golit të tij siç duket iu është gëzuar shumë edhe ish-sulmuesi i ‘Topçinjve’, Alexandre Lacazette, transmeton Gazeta Metro.
 
Ai në një ‘story’ në Instagram ka publikuar një fotografi duke shikuar ndeshjen dhe momentin kur Xhaka shënoi golin, gjersa ka shkruar: ”Vllau jeeem Granit Xhaka.”
 
Falë golit të mesfushori me origjinë nga Kosova dhe golave të Thomas Partey dhe Gabriel Jesus, Arsenal të paktën edhe për një javë do të jetë në pozitën e parë në tabelë.
 
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka 21 pikë, katër më shumë se Manchester City e cila luan nesër kundër Manchester United. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave