Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, medalje ari për Kosovën
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, medalje ari për Kosovën 24.04.2025 | 16:11
Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
 
Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj duke nderuar Kosovën. Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
 
GARA - Distria i nisi garat pa rivale në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-ave mposhti kundërshtaren serbe Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë. Xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.
 
Krasniqi ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel. Në këtë përballje, Distria fillimisht mori një pikë me ‘waza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
 
Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.
 
Distria ia doli të triumfonte në finale ndaj Odette Giuffridas, një kundërshtare që është e njohur për të (pasi e ka mposhtur në dy përballjet e fundit), duke ia dalë që të triumfonte me ippon./Shqiptarja.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave