Deschamps: Thuajse ishim kampionë, por e urojmë Argjentinën
Deschamps: Thuajse ishim kampionë, por e urojmë Argjentinën 19.12.2022 | 00:00
Në konferencë për shtyp, pas finales së humbur në mënyrë dramatike kundër Argjentinës, trajneri i Francës, Didie Deschamps, shpreh keqardhjen për mënyrën se si shkoi ndeshja.
 
“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari me shumë cilësi dhe energji. Nuk luajtëm aq mirë (në 60 minutat e para) për arsye të ndryshme, pasi na u desh të përballeshim me situata të vështira në katër ditët e fundit si me sëmundjet dhe çështje të tjera kolektive. Pavarësisht gjithë kësaj, ne arritëm të reagonim në një situatë shumë të komplikuar. Është ajo që na bën të ndihemi më keq, sepse mund ta kishim fituar finalen.
 
Ne duruam në kohën shtesë dhe në minutën e fundit ishim gati kampionë”.
 
Gjithsesi, Didier Deschamps, nuk heziton ta urojë kundërshtarin:
 
“Nuk duhet të kemi pengje, e urojmë Argjentinën, sepse ka shumë cilësi. Ne nuk i kemi hequr meritat kundërshtarit. Humbja është mizore, sepse ishim pranë fitimit të trofeut. Nuk ka asnjë mënyrë për ta shpjeguar, por ka disa arsye pse nuk bëmë kaq shumë. Na mungonte energjia, sidomos tek disa lojtarë të rëndësishëm, por u përmirësuam me hyrjen e disa lojtarëve me më pak përvojë. Bëmë maksimumin për të fituar, por ëndrra nuk u realizua.”
 
Trajneri francez refuzoi të fliste për të ardhmen:
 
“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sot. Jam shumë i trishtuar për lojtarët dhe stafin. Në fillim të vitit do të kem një takim me presidentin”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave