Ka përfunduar meçi ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Timur Nikarkhoev në ‘Audi Dome’ në Munich të Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.
Krasniqi ishte më i mirë se Nikarkhoev në raundet e para, megjithatë edhe belgu arriti të bëjë disa goditje të forta.
Boksieri nga Juniku në shumicën e rasteve ishte më kërkues dhe sulmonte kundërshtarin.
Sidomos në raundin e pestë ku në sekondat e fundit e zuri në një pozitë të vështirë belgun, i cili pastaj u dorëzua dhe nuk mundi të vazhdojë tutje.
Kujtojmë se në këtë galambrëmje kanë fituar të gjithë boksierët shqiptarë Shefat Isufi, James Kraft, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj dhe Isuf Kelmendi. /gazetametro.net