Florian Marku e nokauton kundërshtarin brenda 1 minute.
Boksierit shqiptar, Florian Marku i është dashur vetëm 54 sekonda për të mundur me nokaut teknik kundërshtarin e tij irlandez, Dylan Moran.
Shkëndijat mes Markut dhe Moran nisën ditë më parë, gjatë prezantimit të duelit, por këtë të shtunë u mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme për “Mbretin Shqiptar”.
Marku lëshoi disa grushte mbi kundërshtarin duke mos i lënë mundësi reagimi dhe duke mbyllur duelin pas vetëm 54 sekondash.
HORS FOOT,
BOXE :
Victoire par K.O.
De F. Marku
Me fitoren e arritur, Marku tashmë e thellon rekordin e tij me 13 fitore, 0 humbje dhe 1 barazim.
Pas ndeshjes, në një intervistë për “Sky Sports”, Marku u shpreh se “Dua ndeshje të mëdha! Kam punuar shumë për këtë luftë për rikthimin tim.
Dua ndeshje të mëdha dhe njerëzit vazhdojnë të më shmangin. Ishte një vit zhgënjyes. Respekt për Dylan Moran, por unë jam një nivel tjetër. Kur jam i përqendruar, jam i rrezikshëm. Më bëni një luftë të duhur dhe do të shihni se çfarë mund të bëjë”, përfundoi boksieri shqiptar.
Shalom, trajneri i Florianit foli gjithashtu për mikrofonat e “Sky Sports” duke thënë se “Marku është një yll i vërtetë. Kam punuar me Florianin për një kohë të gjatë dhe ai është ndaluar gjithmonë nga dëmtimet. Ai është në formë tani dhe ai është një kafshë e rrezikshme. Ai është një yll i madh dhe ne kemi një talent të vërtetë në duart tona”, përcjell Albanian Post.